Ruçi: Berisha, projekte me rrugë imagjinare
Gramoz Ruçi, i pari i listës së
kandidatëve të PS-së në
Fier, ka bërë bilancin
qeverisës të katër viteve të fundit
nga Sali Berisha. Në një takim me
ushtarakët në lirim, Ruçi ka renditur
premtimet e pambajtura për
Fierin nga qeveria e Sali Berishës.
Referuar këtij qarku, Ruçi vuri në
dukje se Fieri i jep buxhetit të shtetit
40 milionë lekë, ndërkohë që
merr investime deri në 4 milionë.
Ky është një presion e persekutim
politik që është ndjekur nga
qeveria aktuale deri më sot. "Berisha
nga qendra e Fierit, tha Ruçi,
katër vjet të shkuara premtoi universitetin.
Madje, qeveria jonë e
mëparshme kishte një vendim për
Universitetin në Fier, por me
ardhjen e Berishës në krye të
qeverisë së re, u harrua vendimi në
fjalë. Po ashtu Berisha premtoi
spital rajonal për Fierin dhe në të
vërtetë asgjë nuk ka kryer. Premtoi
ujë 24 orë e ku e ka?". Kandidati
socialist për Fierin kundërshtoi
projektet e rrugëve imagjinare të
Berishës dhe qeverisë së tij.
kandidatëve të PS-së në
Fier, ka bërë bilancin
qeverisës të katër viteve të fundit
nga Sali Berisha. Në një takim me
ushtarakët në lirim, Ruçi ka renditur
premtimet e pambajtura për
Fierin nga qeveria e Sali Berishës.
Referuar këtij qarku, Ruçi vuri në
dukje se Fieri i jep buxhetit të shtetit
40 milionë lekë, ndërkohë që
merr investime deri në 4 milionë.
Ky është një presion e persekutim
politik që është ndjekur nga
qeveria aktuale deri më sot. "Berisha
nga qendra e Fierit, tha Ruçi,
katër vjet të shkuara premtoi universitetin.
Madje, qeveria jonë e
mëparshme kishte një vendim për
Universitetin në Fier, por me
ardhjen e Berishës në krye të
qeverisë së re, u harrua vendimi në
fjalë. Po ashtu Berisha premtoi
spital rajonal për Fierin dhe në të
vërtetë asgjë nuk ka kryer. Premtoi
ujë 24 orë e ku e ka?". Kandidati
socialist për Fierin kundërshtoi
projektet e rrugëve imagjinare të
Berishës dhe qeverisë së tij.