E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj viziton emigrantet ne Kapshtice

Lideri i “G99”, Erjon Veliaj e konsideroi te lene jashte vemendjes komunitetin e emigranteve shqiptare qe vuajne nga radhet dhe pritja ne pikat kufitare.

Veliaj thote se shteti mendon per Rripin e Gazes dhe nuk hedh syte nga ata dhjetra mijera emigrante, nje pjese e madhe e te ardhurave te te cileve, rrisin ekonomine shqiptare.

Erion Veliaj ishte ne doganen e Kapshtices ku takoi emigrante qe ktheheshin ne vend per festat.

“Me vjen turp qe jam qytetar i Shqiperise kur degjoj qe qeveria shqiptare eshte me e shqetesuar se cfare ndodhe ne Rripin e Gazes sesa se cfrare ndodhe ne ‘Rripin’ e Kapshtices apo te Kakavijes ku shume qytetare shqiptare ndihen se nuk marrin sherbimin e merituar, ndihen se shteti i tyre nuk eshte aty t’i mbroje qofte kur rrihen ne komisariatet greke, qofte kur duhet te presin me ore te tera per te kaluar kufirin”, eshte shprehur Veliaj.

Nga ana e tyre emigrantet u shprehen me shqetesim se cdo here qe vijne ne atdhe vazhdojne te hasin probleme gjate kalimit te kufirit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›