Lezhë, shpërthen eksplozivi, dëmtohen banesat përreth

Në qytetin e Lezhës,në lagjen "Gurra" për shkak të shpërthimit të një lënde eksplozivi janë dëmtuar 15 banesa në pallatet përrreth, si dhe kanë shpërthyer 2 automjete.Automjetet ishin në pronësi të biznesmenit 55 vjeçar, Pashk Zefi.Pas një zënke për pronësinë e një toke, përfundoi në spital i plagosur, Arben Kola 40 vjeç dhe Sandër Llozhani 34 vjeç,të dy nga Kallmeti i Lezhës.Fqinjët kanë debatuar me njëri tjetrin dhe Kola ka qëlluar me sende te forta ndaj Llozhanit, i cili më pas ka marrë një çifte dhe ka qëlluar në drejtim të Arben Kolës duke e plagosur atëNdërkohë që në qytetin e Mirëditës është plagosur 22 vjeçari Altin Biçaku.Mendohet se 22-vjeçari është vetëplagosur, por nuk dihen motivet e këtij veprimi.