Veliera pësoi defekt, Policia kufitare i vjen në ndihmë 3 turistëve turq në Sarandë

Tre turistë nga Turqia janë shpëtuar nga policia kufitare në Sarandë, pasi veliera e tyre me të cilën po udhëtonin nga Durrësi pësoi defekt duke i lënë ata në det.
Menjëherë, shërbimet e Policisë iu kanë ofruar ndihmë 3 turistëve që po lundronin nga Durrësi, drejt Sarandës, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, është tërhequr në vendin e ankorimit, mjeti lundrues velierë që kishte pësuar defekt.
/rtsh.al/