E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I dënuar me 25 vjet burg për vrasje të dyfishtë, ekstradohet nga Britania e Madhe 52-vjeçari

Një 52- vjeçar është ekstraduar nga Britania e Madhe në Shqipëri pasi ishte dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

 Artan Muça i lindur në Elbasan ka vrarë 2 persona në vitin 1997.

“Artan Muça, më 01.06.1997, në një subjekt privat (bilardo), në fshatin Kusarth, Elbasan, vrau me armë zjarri kallashnikov shtetasit S. Gj. (pronari i bilardos) dhe B. M.”, thuhet në njoftim. 

Artan Muça u arrestua në Britani të Madhe, në vitin 2021, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançesterit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›