E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Asgjesohen 3543 bimë narkotike në Lezhë, Shkodër, Krujë dhe Tropojë, 1 në pranga, nën hetim një kryeplak

Policia vijon operacionet kundër kultivimit të bimëve narkotike në vend. Vetëm gjatë 72 orëve të fundit, janë asgjësuar 3543 bimë narkotike cannabis sativa nëpërmjet djegies në terrene malore të Lezhës, Shkodrës, Krujës dhe Tropojës.

1000 punonjës policie dhe 25 dronë u angazhuan për finalizimin e kësaj faze të megaoperacionit “FOKUSI”.

Për pasojë Policia arrestoi një person të dyshuar për kultivimin ndërsa procedoi penalisht në gjendje të lirë për shpërdorim detyre kryeplakun e fshatit Breg Lumë në Tropojë.

“878 bimë u asgjësuan në territorin e bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, si rezultat i fazës së 34-t të operacionit “Imazhi”.

-Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, Policia identifikoi dhe vuri në pranga autorin e dyshuar të kultivimit të 219 bimëve të asgjësuara në kuadër të fazave të mëparshme të operacionit “Imazhi”, shtetasin B. A., banues në Milot. Shtetasi B. A. i kishte kultivuar bimët narkotike, në sipërfaqe të ndryshme, në fshatin Malbardhë, Kurbin.1932 bimë u asgjësuan në territorin e bashkive Shkodër dhe Vau i Dejës, si rezultat i fazës së 14 të operacionit “Alpe të pastra”.688 bimë u asgjësuan në malësinë e Krujës, si rezultat i fazës së 36 të operacionit “Territor i pastër”.

45 bimë u asgjësuan në fshatin Breg Lumë, Tropojë, si rezultat i fazës së 8 të operacionit “Bjeshkët e Nemuna”. Kryetari i këtij fshati u procedua penalisht, për shpërdorim të detyrës” thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, Policia në qarqe, në drejtimin e prokurorive përkatëse, vijon hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›