Velipoje, krisma para mitingut te PD

Ngjarja, sipas kryetarit te komunes se Velipojes, pretendohet se ka ndodhur pas nje debati per motive politike mes dy personave, njeri prej te cileve eshte Fran Vukaj, shoferi i kryetarit te komunes Velipoje.
Sipas deshmitareve, fillimisht ka patur perleshje trup me trup mes dy personave, ndersa me pas jane perdorur edhe armet.
Plagosja e shoferit te kreut te komunes eshte shkaktuar nga goditja ne koke me qyten e pistoletes dhe jo me plumb. I plagosuri eshte derguar ne spital, ndersa policia ka shoqeruar deshmitaret e ngjarjes.
Kryetari i komunes se Velipojes thote se autori i plagosjes eshte nje aktivist i majte, por ky fakt mohohet nga perfaqesuesit socialiste te Velipojes, te cilet thone se nuk e kane patur asnjehere ne aktivitetet e tyre personin ne fjale.
Nderkohe, ne Velipoje fare prane vendit ku policia po mblidhte si prove materiale plumbat e nje pistolete TT, po pergatitej te niste nje miting elektoral.
Kjo ngjarje tregon tensionin qe ka sjelle fushata elektorale ne ditet e fundit te saj. Vetem dy dite me pare ne zonen e Shkodres ndodhi nje ngjarje shume me e rende kur kryetari i Partise Demokristiane te Malesise se Madhe u vra ne nje atentat te mirepergatitur.