E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, PDS, Milo në Fier: Të bashkuar fitojmë

Partia Demokracia Sociale, është ndalur në takime me simpatizantë dhe anëtarë të saj në qytetin e Fierit. Në këtë takim kreu i kësaj force Paskal Milo i ka kërkuar votën të pranishmëve, duke theksuar se të bashkuar fitohet. 

FIER- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo zhvilloi takime me anëtarë dhe simpatizantë të qytetit të Fierit dhe u bëri thirrje të pranishmëve të votojnë për Demokracinë Sociale dhe Leonard Stratin si kryesues të listës si kandidate për deputete të qarkut të Fierit. “Ne do të fitojmë me aleatë, aleatët ne i respektojmë dhe u kërkojmë që edhe ata të na respektojnë në integritetin tonë, në punën tonë, në forcën tonë sepse të bashkuar fitojmë dhe të përcarë humbasim. Unë ju ftoj të votoni për Demokracinë Sociale, të votoni për numrin 30-të”- theksoi Milo. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›