E Diel, 1 Nëntor 2026

Vellai i Barak Obames prezanton librin e ri ne Shqiperi

Kryeministri Berisha merr pjese ne promovimin e vepres se Mark Obames

Kryeministri Berisha ishte i pranishem sot pasdite ne ceremonine e promovimit te librit bestseller Nga Nairobi ne Shenzen te autorit Mark Obama vellai i Presidentit te SHBA-se Barak Obama. Shkrimtari keniano-amerikan ndodhet ne Tirane i ftuar nga Shtepia Botuese 55 e cila ka sjelle ne shqip romanin e tij. Ky liber eshte nje himn per dashurine ne Lindjen e Larget nje himn per Afriken per njerezit e ketij vendi per te gjithe ata qe kane vuajtur nder vite per shkak te ngjyres. Ky roman nuk eshte vetem rrugetimi i nje njeriu drejt identitetit te tij por dhe rrugetim i nje shteti i nje epoke te tere ne kerkim te vetvetes. Libri percjell nje mesazh te vertete sic eshte endrra e popujve per nje komunikim te barabarte suksesin qe mund te vije nga kontributi i disa popujve se bashku per te gjithe njerezimin. Se bashku me Kryeministrin Berisha ishin te pranishem ne kete ceremoni edhe ministra te kabinetit qeveritar deputete si dhe personalitete te tjera te jetes artistike kulturore te vendit. Po dje Kryeministri Berisha priti dje ne zyren e tij drejtues te kompanise izraelite Land Development-Energy Ltd. Drejtori ekzekutiv i kompanise Ohad Marani e njohu Kryeministrin me vendimin e kompanise per te investuar ne Shqiperi ne fushen e energjise dhe konkretisht si hap te pare ne shfrytezimin e hidrokarbureve. Kompania tha Marani eshte e interesuar gjithashtu per zhvillimin e investimeve te metejshme edhe ne lloje te tjera te energjise si dhe ne fushen e turizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›