E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia dhe Bullgaria kurs te njejte diplomatik per ceshtjet nderkombetare

Ministri i Jashtem Haxhinasto takoi dje ne Sofje homologun e tij

Kreu i diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto gjate nje vizite zyrtare ne Bullgari zhvilloi dje nje takim me homologun e tij bullgar Nickolay Mladenov ku u fol kryesisht per koordinimin e levizjeve diplomatike mes dy vendeve. Gjate takimit Haxhinasto e falenderoi ministrin e Jashtem bullgar per ndihmen qe ky vend i ka dhene Shqiperise ne procesin e integrimit. Ne kete kuader Haxhinasto shprehu interesimin e Shqiperise per te thelluar me tej bashkepunimin ne kuader te integrimit ne BE dhe per shkembimin e pervojes bullgare ne kete drejtim. Nga ana e tij

ministri i Jashtem bullgar Mladenov vleresoi reformat dhe arritjet e Shqiperise dhe u shpreh se qytetaret shqiptare meritojne te marrin mesazhin nga BE qe jane pjese e procesit te integrimit europian. Ky proces nuk duhet dhe nuk mund te mbetet peng i politikes se brendshme deklaroi ai. Nga ana tjeter gjate takimit ishte interesant fakti qe dy ministrat e jashtem rane dakord per nje bashkepunim dhe koordinim me te mire te qendrimeve lidhur me ceshtje te rendesishme nderkombetare si per zhvillimet ne Libi Tunizi Lindjen e Mesme etj. Keshtu Haxhinasto dhe homologu i tij nenvizuan rendesine e bashkepunimit ne organizatat nderkombetare si dhe ne mbeshtetjen e kandidaturave reciproke ne keto organizata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›