E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takime në Londër për programin e ri

Gjatë ditës së sotme, Rama pritet të jetë në “London School of Economics”, ku do të flasë rreth programit të partisë së tij për studentët shqiptarë atje dhe studentë të tjerë.

Gjithashtu, Rama do të ketë me drejtues të lartë të Partisë Laburiste, ku do të diskutojë përveç programit të ri të partisë, edhe për situatën politike në Shqipëri. Rama po zhvillon një sërë takimesh mbi një program të majtë, ku theksohet veçanërisht taksa progresive, taksë e cila është konsideruar marksiste nga kryeministri Sali Berisha. /Start/

                                                                                             2012-03-26 08:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›