E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllai i Obamës jeton në varfëri

Ai është 30 vjeç dhe jeton në një qytezë në periferi të Nairobit, Keni.

Është ky portreti i njërit prej vëllezërve dhe motrave të njeriut më të fuqishëm në botë, presidentit amerikan Barak Obama. George Obama, 30 vjeç, është pajtuar që të flet në një intervistë, të përcjellë më pas me një videoxhirim për The Hollywood Reporter.

I riu ka deklaruar se nuk ka marr kurrë ndihmë nga vëllai i tij dhe se nuk i vjen keq për këtë. "Ai ka familjen e tij unë jam i rritur dhe mund të kujdesem vetë për vetën. Ai merret me shumë gjëra të tjera, kujdeset për botën, duke përfshirë këtu dhe mua, se dhe unë jam pjesë e botës", theksoi George Obama.

George Obama, më i riu i tetë fëmijëve që babai i kreut të Shtëpisë së Bardhë, Barack Hussein Obama Sr, ka pasur me katër gratë e tij, ka thënë se është takuar me vëllanë e tij vetëm kur ishte gjashtë vjeç dhe ishte habitur që ai ishte “gjysmë i bardhë”.

Filmi dokumentar për Barack Obaman, me titull “Dashuri, urrejtje, nuk e di”, në të cilën do të jetë intervista e George Obama do të transmetohet në Houston, Texas, në fund të muajit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›