Nominimet për lojtarin e Evropës

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka zbuluar listën prej 32 futbollistësh, të cilët janë pretendentë për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë.
Kampioni i La Ligas, Real Madrid është më i përfaqësuari në këtë listë me shtatë futbollistë, i ndjekur nga kampioni i Premierligës, Manchester City, që ‘popullohet’ me gjashtë lojtarë.
Fituesi i Ligës së Kampionëve, Chelsea dhe gjiganti katalunas Barcelona kanë nga katër lojtarë, derisa Radamel Falcao është i vetmi lojtar nga fituesi i Europa Leagues, Atletico Madrid që bën pjesë në këtë listë.
Lojtarët janë zgjedhur nga juria e gazetarëve nga 53 federatat pjesëmarrëse të UEFA-s. Trupi qeverisës i futbollit evropian do t’i zbulojë më 14 gusht emrat e tre lojtarëve që kanë marrë më së shumti pikë nga lexuesit, e që më pas do të votohet direkt fituesi në Monaco.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ishte fitues i edicionit të parë të këtij trofeu, duke e mposhtur bashkëlojtarin Xavi Hernandez dhe yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Raul Gonzalez dhe Didier Drogba e kanë lënë Evropën për t’iu bashkuar ekipit Al Sadd, respektivisht Shanghai Shenhua, derisa forma e Shinji Kagawas në Borussia Dortmund e ndihmoi atë që të transferohet në Manchester United.
Një befasi në nominime ishte 27 vjeçari i ekipit Bangor City, Les Davies, i cili u zgjodh lojtari më i mirë i ekipit në dy sezone rresht.
32 të nominuarit për lojtarin më të mirë në Evropë:
Sergio Agüero (Manchester City)
Xabi Alonso (Real Madrid)
Mario Balotelli (Manchester City)
Jakub Błaszczykowski (Borussia Dortmund)
Gianluigi Buffon (Juventus)
Iker Casillas (Real Madrid)
Petr Čech (Chelsea)
Fábio Coentrão (Real Madrid)
Leslie Davies (Bangor City)
Didier Drogba (Shanghai Shenhua)
Cesc Fàbregas (Barcelona)
Falcao (Atlético de Madrid)
Joe Hart (Manchester City)
Zlatan Ibrahimović (Milan)
Andrés Iniesta (Barcelona)
Shinji Kagawa (Manchester United)
Vincent Kompany (Manchester City)
Frank Lampard (Chelsea)
Lionel Messi (Barcelona)
Luka Modrić (Tottenham)
Mesut Özil (Real Madrid)
Pepe (Real Madrid)
Andrea Pirlo (Juventus)
Sergio Ramos (Real Madrid)
Raúl González (Al-Sadd)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
Wayne Rooney (Manchester United)
David Silva (Manchester City)
Fernando Torres (Chelsea)
Yaya Touré (Manchester City)
Robin van Persie (Arsenal)
Xavi Hernández (Barcelona)