E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllai shfajëson presidentin e Elbasanit: Trafikun e bëra unë

Tiranë- Vëllai i presidenit të Elbasanit ka marrë përsipër sot në gjykatë trafikun e drogës, duke deklaruar se Arben Laze nuk ka lidhje me këtë ngjarje. Në seancën e sotme, Fatjon Laze ka pohuar se me trafikun ishte marrë ai dhe vëllai i tij nuk kishte asnjë lidhje. Lirim me kush kanë kërkuar edhe dy të arrestuarit e tjerë, Arben Prifti e Shkëlqim Hyzmo, por kërkesa nuk i është marrë parasysh. Gjykata ka vendosur për të katër të arrestuarit, masën e sigurisë ‘arrest me burg pa afat’.

Gjatë shqyrtimit të kësaj kërkese, të katër të arrestuarit dolën para togave të zeza duke dhënë pretendimet e alibinë e tyre në lidhje me dyshimet për trafikimin e një kg heroinë.

Arrestimi i tyre u bë pak ditë më parë, gjatë një operacioni të shtrirë në Elbasan, Lushnje dhe Fier, ndërkohë që policia deklaroi se i kishte nën hetim prej disa muajsh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›