Fier, pranga dy shtetasve për trafik droge
Fier- Arrestohen dy shtetas të akuzuar si pronarë një një sasie të konsiderueshme droge, kapur në tetor të këtij viti në Kakavijë. Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, bëhet e ditur se në pranga kanë përfunduar shtetasit Aleksandër Kapaj dhe Përparim Llanaj nga Fieri. “Arrestimi i këtyre u bë pasi, akuzohen se janë pronar të drogës së sekuestruar më 29 tetor 2008 në Kakavijë”- thonë burimet.
Në atë kohë, u arrestua shtetasi Blenard Grembi me 2.5 kg heroinë dhe 1.5 kg kokainë, i cili po transportonte lëndën narkotike me destinacion Greqinë.
Për të arrestuarit e sotëm, në kohën e kapjes në flagrancë të Grëmbit, u dhanë masat e sigurisë në mungesë të “arrestit me burg” .