E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetohet mbi 2 pista

Policia e Shkodres ende nuk ka nje version perfundimtar per vrasjen e Aleksander Ndocit. Ndersa viktima eshte percjelle dje per ne banesen e fundit, burime nga grupi hetimor bejne te ditur se vellai i tij, Nardi, vazhdon te kembengule ne nje hakmarrje per ceshtje nderi. Policia tha se i arrestuari eshte penduar per vrasjen e te vellait. “Ishin bere bashke shume gjera, ndryshe nuk kisha per ta vrare”, ka deklaruar perpara hetuesve 37-vjecari. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Shkodres bene te ditur se ne diten e dyte te marrjes ne pyetje, Nard Ndoci eshte mbyllur ne vetvete dhe ka folur shume pak. Policia tha se po hetohet njekohesisht mbi dy pista: ate te vrasjes per ceshtje nderi dhe te konfliktit per motive pronesie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›