Vëllaznimi e fundos Ferizajn
Vëllaznimi ia ka shuar Ferizajt pothuajse përfundimisht gjasat për mbetje në Raiffeisen Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi gjakovar e ka mposhtur atë ferizajas me rezultat bindës, 3:0, në ndeshjen e fundit të xhiros së 19-të, e cila është zhvilluar në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë, pasi që stadiumi i qytetit në Gjakovë është i pezulluar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Golat për ekipin gjakovar i kanë realizuar, Denis Isaja, Emir Nikoliqi e Gjergj Bushaj. Pas xhiros së 19-të të Superligës, Vëllaznimi gjendet në pozitën e nëntë me 22 pikë të grumbulluara, sa ka edhe Flamurtari, që është i teti.
Kurse, Ferizaj mbetet në pozitën e fundit, me vetëm 13 pikë të tubuara.
Xhiron e ardhshme, Vëllaznimi do të jetë mysafir i Trepçës, kurse Ferizaj do të jetë mikpritës i Lirisë.