E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borusia Dortmund humbet 1-0 ndaj Hofenheim

Ecuria rekord e Borusias së Dortmundit drejt titullit kampion në Gjermani është ndalur në humbjen 1-0 në fushën e Hofenheim. Një gol i Ibisevic i ka dhuruar fitoren skuadrës vendase, ndërsa i ka kushtuar formacionit të Jurgen Klop që ka ngushtuar me nëntë pikë diferencën me ndjekësit të më të afërt të Bajer Leverkusen. Skuadra e “Aspirinave” ka fituar në tranfertë 1-0 kundër Mainz. Renato Augusto me golin e tij në fundin e ndeshjes ka vendosur suksesin e Leverkusen, që vazhdon të besojë te titulli kampion.

Një hap të rëndësishëm drejt objektivit për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm ka hedhur Bajerni i Mynihut, që ka mundur me rezultatin tenistik 6-0 Hamburgun. Pas kësaj fitoreje, skuadra e drejtuar nga Louis Van Gal është ngjitur në kuotën e 45 pikëve në vendin e katërt të renditjes.

Në Francë Lille vazhdon të kryesojë klasifikimin, pasi ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në javën e 27-të të Ligës 1. Skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia ka mundur me vështirësi 2-1 Valencienes, falë një goli të shënuar nga sulmuesi Hazard në kohën shtesë. Pas këtij suksesi Lille ruan vendin e parë me 52 pikë, 3 më shumë se Renes e vendin të dytë.

Një hap fals ka hedhue PSV Eindhoven, e cila në javën e 27 të kampionatit hollandez është ndalur në barazimin 2-2 në transfertë kundër NEC. Kryesuesit e renditjes nuk kanë arritur të ruajnë deri në fund avantazhin e tyre, duke i dhënë mundësi Tëente të ngushtojë me vetëm 1 pikë diferencën në krye të klasifikimit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›