E Shtunë, 31 Tetor 2026

Devijimi i trafikut, kaos ne qender te Tiranes

Venia ne jete e njoftimit per devijimin e trafikut, ka shkaktuar mjaft trafik e kaos ne qender te Tiranes. Te painformuar mbi kete veprim te ri te bashkise se Tiranes, drejtuesit e mjeteve nuk kane ditur si te manovrojne, pasi trafiku eshte devijuar pjeserisht dhe itinerari qe ata duhej te kryenin me automjetet e tyre, ishte teresisht i ndryshem me itinerarin e meparshem.
Trafiku
Ashtu sic edhe pritej, qendra e Tiranes ka qene dje deshmitare e nje trafiku te madh, krijuar si pasoje e ndryshimit te itinerarit te levizjes. Automjetet qe me pare kalonin ne qender, perballe Teatrit te Operes dhe Baletit, tashme duhet te kalojne perballe Xhamise se "Et'hem Beut", ne zonen e 9-katesheve, dhe me pas prapa Muzeut Historik Kombetar. Shumica prej drejtuesve te mjeteve kane deklaruar se nuk e dinin kete devijim, ndersa te tjere jane shprehur se dic kishin degjuar kalimthi nga lajmet. Megjithate, sipas tyre, bashkia duhej te kishte bere me pare nje fushate informuese. Por, ata shprehen se gjithcka do te normalizohet nese ekziston vullneti per nje gje te tille. Devijimi i trafikut filloi dje ne mengjes, sipas njoftimit te bashkise se Tiranes. Keshtu, drejtuesit e mjeteve duhet te jene te kujdesshem per te zbatuar itinerarin miratuar nga qeveria, pasi pjesa perballe TOB-it dhe prapa monumentit te "Skenderbeut" eshte bllokuar.
Punimet
Mengjesin e djeshem u bene nje sere ndryshimesh, me qellim zbatimin e fazes se dyte te projektit te shnderrimit te sheshit "Skenderbej. Ky plan qarkullimi, parasheh fillimin e funksionimit te Unazes se Vogel ne drejtim te pjeses perendimore, specifikisht prapa Muzeut Kombetar, me nje drejtim levizjeje, per te perfunduar ne "Rrugen e Durresit". Nje tjeter ndryshim do te jete hapja per trafikun e ures se re, ne hyrje te rruges "Deshmoret e 4 Shkurtit" apo dhe ndryshimi i drejtimit te levizjes ne rrugen "Qemal Stafa" , qe do te behet me dy drejtime levizjeje. Ne kete rruge parashikohet heqja e parkimeve ne njerin krah. E njejta gje do te zbatohet edhe ne rrugen "Abdi Toptani" mbrapa pallatit te kultures dhe ne rrugen "Mine Peza". Kryetari i bashkise se Tiranes njoftoi dy dite me pare se ndryshimi i rrugeve te qarkullimit do te behet me faza, nuk do te kete nje bllokim te menjehershem dhe teresor te sheshit, por se ndryshimi do te behet pjese- pjese, ne koordinim te plote me Policine Rrugore.

Vendimi
Cfare ndryshon ne itinerar:
Hapet trafiku per automjetet ne hyrje te rruges "Deshmoret e 4 Shkurtit"
Rruga "Deshmoret e 4 Shkurtit" do te behet me dy drejtime levizjeje
Hiqet parkimi ne rrugen "Mine Peza", nga te dy krahet
Hiqet parkimi ne rrugen "Deshmoret e 4 Shkurtit" ne nje krah
Hiqet parkimi edhe ne rrugen "Abdi Toptani"
Hiqet parkimi ne rrugen mbrapa Pallatit te Kultures
Reduktimi i parkimeve, ne rrugen midis Bankes se Shqiperise dhe selise se PS-se

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›