E Diel, 1 Nëntor 2026

I denuar me 400 dite burg, kapet 35-vjecari

Nje i kerkuar per trafik klandestinesh, u ndalua dy dite me pare nga agjentet e Zyres Antitrafik ne Elbasan. Luan Vejkollari 35 vjec, banues ne lagjen nr. 1 te Cerrikut, u kap pas disa muajsh kerkimesh, kurse Gjykata e Rrethit Elbasan, ne baze te vendimit te shkurtuar nga Gjykata e Apelit Durres, e ka denuar me 400 dite heqje lirie per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit". Vejkollari eshte izoluar ne paraburgim, per te vuajtur mbi 13 muaj burg te dhena nga gjykata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›