Gjon Bardhi me dy mandate, Kuvendi s’reagon
13/02/2012 Prej një muaji Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve asnjë vendim për shkeljen e Kushtetutës
Herion Mesi
Edhe pse ka kaluar një muaj nga vendimi i KQZ-së, Gjon Bardhi vijon të ushtrojë detyrën e tij të dyfishtë: edhe kryebashkiak i Fushë-Krujës, edhe atë të deputetit të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Në mbledhjen e 13 janarit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e mandatoi kryebashkiakun e Fushë Krujës si deputetin më të ri të Partisë Socialiste. Megjithëse ky subjekt dhe vetë kandidati Gjon Hill Bardhi refuzuan marrjen e mandatit, KQZ-ja ia dha atë me 7 vota, duke i hapur rrugë Kuvendit për të shqyrtuar çështjen në fjalë. Sipas nenit 69 të Kushtetutës, nuk mund të kandidojë dhe as të marrë mandatin pa dhënë dorëheqjen një kryebashkiak apo kryetar komune. Ai që duhet të thotë fjalën e fundit është pikërisht Këshilli i Rregulloreve dhe Mandateve të Kuvendit. I pyetur lidhur me këtë fakt zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, pohoi se emri i Gjon Bardhit pas vendimit të KQZ-së ka shkuar në Komisionin e Mandateve në Kuvend, i cili do të përcaktojë nëse kemi mospërputhje ligjore me rastin në fjalë. “Kuvendi është njoftuar jo vetëm mbi vendimin e KQZ-së, por dhe me shkresën e zotit Bardhi, ku deklaronte se hiqte dorë nga mandati i deputetit për të qëndruar në detyrën e tij si kryebashkiak i Fushë-Krujës. Duke qenë se KQZ-ja nuk ka tagër ligjor për të kapërcyer emrat e kandidatëve në listat e partive, ajo vendosi që kjo çështje t’i kalojë Kuvendit, që është organi kompetent për mandatet e deputetëve. Por deri më tani ende nuk na ka ardhur në KQZ asnjë urdhër për heqjen e mandatit Gjon Bardhit dhe për t’ia kaluar atë kandidatit vijues në listën e PS-së”, – tha Olli. Burime brenda Kuvendit thanë për “Metropol” se ende nuk ka një datë zyrtare që Këshilli i Mandateve të mblidhet për të shqyrtuar rastin në fjalë. Deri tani kjo gjë ende s’ka ndodhur, dhe kjo ngecje ka sjellë anomali në funksionimin e Kuvendit, pasi PS-së i mungon një votë që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kohë kur Rudina Seseri dha dorëheqjen e saj nga jeta politike.
Kushtetuta
Neni 69
1. Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë pa hequr dorë nga detyra:
a) gjyqtarët, prokurorët;
b) ushtarakët e shërbimit aktiv;
c) punonjësit e policisë dhe të sigurimit kombëtar;
ç) përfaqësuesit diplomatikë;
d) kryetarët e bashkive dhe të komunave, si dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre;
dh) kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve;
e) Presidenti i Republikës dhe funksionarët e lartë të administratës shtetërore të parashikuar nga ligji.
2. Mandati i fituar në kundërshtim me paragrafin 1 të këtij neni është i pavlefshëm.
PS: Mandati t’i jepet Konomit
Bardhi renditej i gjashti në listën me të cilën PS-ja garoi në zgjedhjet e 2009-s, pas Rudina Seserit, tashmë e dorëhequr. Ndërsa më 8 maj të 2011 ai u zgjodh kryebashkiak i Fushë-Krujës, detyrë për të cilën njoftoi KQZ-në nëpërmjet një shkrese se dëshiron ta vijojë. Sipas juristit të PS-së Genc Gjonçaj, mandati i Seserit duhet t’i kalojë kandidatit vijues në listë, kryetarit të PS-së së Durrësit Edison Konomi. Kjo pasi Bardhi të njëjtën kërkesë ia ka dorëzuar dhe Kuvendit.
KQZ i jep mandatin pasuesit në listë
Duke argumentuar vendimin unanim për dhënien e mandatit të dytë Gjon Bardhit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, sqaroi se “neni 164 thotë se deputeti deklaron në mënyrë publike para komisionit përkatës të Kuvendit refuzimit për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati”. Dhe kjo është një procedurë që sipas ligjit i kalon Komisionit të Verifikimit të Mandateve të Kuvendit”, - tha Ristani.