E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti “Epoka” konferencë për infrastrukturën

Arkitekt dhe urbanistë të rinj, që studiojnë në universitetin “Epoka” u njohën më gjerë me ndërhyrjet në infrastrukturë të projekteve të qeverisë dhe bashkisë. Rektori i universititet “Epoka” Halil Murat Ozler tha se ky universitet është renditur si Universiteti më i mirë në Shqipëri nga agjensitë ndërkombëtare.
"Që nga themelimi në vitin 2007 me stafin dhe studentët, më mesimdhënie vetëm në anglisht, diploma të dyfishta, universiteti Epoka është shndërruar në një lider të botës akademike shqiptare. Ky universitet është renditur si universiteti më i mirë në Shqipëri duke marrë edhe çmime ndërkombëtare” theksoi Ozler.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi se vendi është përballur me një problem serioz që ishte betonizimi.
"Në dekadën e fundit, dhe jo vetëm, jemi përballur më një problem serioz: në vend të Urbanizimit kemi pasur Betonizim", në këtë aspekt mendoj se Konferenca të tillë të organizuara nga universitete prestigjioze si Epoka, do të jenë me rendësi jetike në ndërtimin e Shqipërisë të së ardhmes. Tashmë Tirana ka një koncept të ri urban, me më shumë hapësira të gjelberta, me më pak trafik dhe ndotje" theksoi Berisha.

Ndërsa kryeatri i bashkisë Lulzim Basha tha se 2 javë të parë të muaj maj do të ketë një diskutim të planit urbanistik duke vlerësuar në këtë rast edhe mendimet e urnanistëve të rinj.
Universiteti “Epoka” është themeluar në vitin 2007 në vazhdimësi të kolegjeve turke. Universiteti, me rreth 1000 studentë nga të cilët 200 studentë Master ka shtatë departamente akademike, përfshirë Departamentin e Arkitekturës. Studentët vijnë nga shtatë vende të ndryshme të rajonit dhe 70% e anëtarëve të stafit akademik vijnë nga vende të tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›