E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jaupllari:Data e provimit të praktikës profesionale në 2 maj

Data e provimit të praktikës profesionale ku përfshihen farmacistë, mjekë, stomatologë do të fillojë më 2 maji 2012. Sipas ligjit përkatës kandidatët që futen në provim janë vetëm ata që kanë marrë vlerësimin pozitiv në aftësimin praktik.
 

Por Presidenti i Urdhërit të Farmacistëve Ardjan Jaupllari shprehet se muaji për dhënien e provimit është shumë i afërt dhe rregullorja e praktikës profesionale nuk është miratuar ende, gjë që bën që shumica e kandidatëve të humbin të drejtën për tu futur në provim.
 

Urdhëri i Farmacistëve shprehet se përgjegjësinë para kësaj gjithë kategorie që nuk futen në provim duhet ta mbajë ministri Vasili i cili nuk ka kthyer përgjigje ndaj propozimeve që Urdhëri i Farmacistëve ka dërguar në lidhje me vlerësimin e aftësimin praktik.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›