Vendet e Ballkanit mbeten letra e lakmusit për BENga Olli Rehn*BE duhet të vazhdojë “politikën e çminimit” të Ballkanit dhe të përdorë mësimet e nxjerra atje për të zhvilluar rolin e saj në politikën e jashtme. Për dy dekada vendet e Ballkanit Perë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Vendet e Ballkanit mbeten letra e lakmusit për BENga Olli Rehn*BE duhet të vazhdojë “politikën e çminimit” të Ballkanit dhe të përdorë mësimet e nxjerra atje për të zhvilluar rolin e saj në politikën e jashtme.
Për dy dekada vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë një vend testimi real për politikën e jashtme të BE. Ndonëse askush nuk e donte në këtë mënyrë, politikat e përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë të BE kanë lindur në kontekstin e luftërave të 1990-ës. Që atëherë vendet e Ballkanit kanë qenë kufiri për evoluimin e politikave të jashtme të BE.
Ishte një lindje e vështirë dhe ne morëm mësime të rënda. Si rezultat, ne sot jemi më të aftë të punojmë për paqe dhe qëndrueshmëri.
Gjatë viteve të fundit, perspektiva evropiane ka ndihmuar në stabilizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. E ardhmja evropiane dhe kushtet për t’iu bashkuar BE kanë çuar përpara reformat ekonomike dhe demokratike.
Kroacia është pranë vijës së fundit pas katër vitesh negociata. Ne kemi marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor - Republikën ish-jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi, Bosnjën, Serbinë dhe Kosovën. Ne po punojmë gjithashtu të zgjerojmë marrëveshjen e lëvizjes pa viza në janarin që vjen me vendet që kanë plotësuar kushtet e BE, veçanërisht në nxjerrjen e pasaportave biometrike.
Ky përparim ende mbetet i brishtë. Pavarësisht qëndrueshmërisë politike relative në rajon, në sfond nuk ka “fund të historisë”. Ne nuk mund të dremisim në vetëkënaqësi, kur përballë gjenden fusha të rrezikshme politike, të minuara në Ballkanin Perëndimor, qoftë në formën e problemeve dypalëshe midis vendeve, ose qoftë në formën e problemeve të brendshme.
Pra, ne duhet të vazhdojmë atë që unë e quaj politikë e çminimit në Ballkanin Perëndimor. Kjo do të thotë t’i marrësh problemet një e nga një duke kombinuar pushtetin e butë të BE dhe mjetet klasike të diplomacisë.
Ne kemi vënë re suksese, siç është për shembull marrëveshja për të zgjidhur grindjen mes Kroacisë dhe Sllovenisë, që u nënshkrua në Stokholm, më 4 nëntor. Kjo na mundësoi të zhbllokojmë gjendjen dhe të fusim Kroacinë në bisedimet për pranim pas një kohe të gjatë.
Tjetër, ne duam të shohim përparim për çështjen e emrit të ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë. Ky vend është një shembull pozitiv i tërheqjes gravitacionale të BE dhe ka ecur në mënyrë përshtypjelënëse me reformat që kanë lidhje me BE pas disa vitesh ngërçi. Kjo gjë i lejoi Komisionit Evropian të hapë bisedimet me këtë vend për pranim.
Qeveritë në Shkup dhe Athinë kanë mandat të ri e të fortë dhe kanë nisur bisedime serioze. Atje ka një shans real për të zgjidhur këtë çështje të vështirë, që ka dëmtuar progresin në këtë cep të rajonit për 18 vjet.
Ndërkohë, Bosnjë-Hercegovina mbetet në një politikë të korkolepsur, që e ka çuar atë pas kohët e fundit. Në tetor, së bashku me ministrin suedez të Punëve të Jashtme, Karl Bildt dhe zv/sekretarin e Shtetit, James Steinberg, unë takova dy liderët e vendit në dy mundësi në Camp Butmir në Sarajevë, në përpjekje për të zhbllokuar gjendjen.
Bosnja rrezikon të mbesë përgjithnjë pas vendeve të tjera të rajonit në lidhje me integrimin në NATO dhe BE. Ne iu ofruam liderëve të saj një paketë masash, përfshirë ndryshimet kushtetuese që do të nxisnin integrimin e vendit.
Unë shpresoj, për hir të qytetarëve të tyre dhe të Ballkanit Perëndimor si i tërë, që liderët e Bosnjës do të angazhohen në një kompromis që do të ndihmojë vendin të shkojë përpara. Ky është shansi i fundit për brezin e tashëm të politikës për të çuar vendin në rrymën evropiane, gjë që dëshirohet thellësisht nga qytetarët e tyre.
Politika jonë e stabilizimit - ndonjëherë e quajtur zgjerim - në vendet e Ballkanit Perëndimor, ka efekte më të gjera për politikën e jashtme të BE dhe rolin global të saj. Ne duhet të mësojmë nga përvoja jonë atje dhe t’i kemi në mendje këto mësime, kur vëmë në jetë një politikë të jashtme më të fortë dhe më efektive.
Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës së shpejti, ne jemi përpara një mundësie historike për të lëvizur politikën e jashtme të BE dhe atë globale në një nivel të ri.
Besueshmëria e BE si një aktor global në radhë të parë varet nga aftësia jonë për profilizuar fqinjësinë. Në Evropën Juglindore ne mund të bëjmë ndryshimin real. Atje është provuar vlera e përbashkët e politikave të sigurisë dhe të jashtme të BE.
* Komisionari evropian për Zgjerimin