Berisha Do ti heq Rames unazen e Tiranes
Kryeministri njoftoi nisjen e punimeve per unazen e madhe te Tiranes Tender per rruget e komunave. Nese Rama nuk bashkepunon do ta bej vete
TIRAN- Kryeministri Berisha ka shfrytezuar mbledhjen e radhes te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes per te leshuar kercenimin e radhes ndaj Bashkise se Tiranes ne lidhje me ndertimin e unazes se madhe.
Mbledhja u organizua posacerisht per te miratuar dy projekte qe jane pjese e kesaj unaze nderkohe qe Berisha u fokusua tek rendesia qe mbart per qytetin ndertimi i kesaj vepre.
Pjesen kryesore ne fjalen e Kryeministrit e zuri infrastruktura e kryeqytetit per te cilen ai fajesoi kreun e bashkise. Ne lidhje me kete Berisha kerkoi nga Rama nisjen e punimeve per ndertimin e unazes se madhe te qytetit pasi ne te kundert do te jete qeveria ajo e cila duke marre parasysh interesin publik do ta realizoje vete kete veper.
Do ta nisim punen nga Sauku deri tek Shkolla Teknologjike tenderimi do te behet vetem per segmentin qe shtrihet ne territorin e Komunes se Farkes nese bashkia nuk fillon punen interesi publik do te na beje neve qe te vazhdojme punen edhe me tej. Ne do te presim. Nese nuk fillon puna do te vijojme vete me ndertimin e unazes - tha Berisha.
Projekti i pare ka te beje me segmentin nga Shkolla Teknologjike deri tek rruga e Elbasanit e cila parashikohet te behet me gjashte korsi. Kjo pjese e Unazes se madhe ka nje gjatesi prej 5.2 kilometrash dhe kalon ne zonen e Selites prane kopshtit Botanik ne kodrat pas Parkut te Liqenit Artificial ne kodrat e Saukut dhe lidhet me rrugen e Elbasanit prane Akademise se Rendit.
Projekti i dyte eshte ai Babrru-Bregu i Lumit-Ura e Kamzes i cili do te sherbeje si nyje devijuese per trafikun qe do te vije nga veri-lindja pas perfundimit te Rruges se Arbrit.
Ky segment ka nje gjatesi 6.5 kilometra gjeresi 110 metra dhe shtrihet midis dy aneve te lumit te Tiranes. Vetem ky segment parashikohet te kape vleren 115 milione eurove.
Miratimi i vetem ketyre dy segmenteve ka te beje me faktin se ato nuk ndodhen ne territorin e Bashkise se Tiranes. Segmenti Rruga Elbasanit-Tirane e Re shtrihet me se shumti ne territorin e Komunes se Farkes e cila eshte ne drejtimin e Partise Demokratike.
Edhe segmenti Babrru-Bregu i Lumit-Ura e Kamzes nuk eshte ne territorin e Bashkise se Tiranes por te komunes se Paskuqanit e cila gjithashtu eshte nen drejtimin e PD-se.
Ndertimi i Unazes se Madhe te kryeqytetit eshte shoqeruar me akuza dhe kunderakuza midis qeverise dhe Bashkise se Tiranes.
Rreth dy vjet me pare bashkia ka miratuar nje kredi rreth 20 milione euro te financuar nga BERZH nderkohe qe pretendon se ajo eshte bllokuar nga qeveria. Nga ana e tij Kryeministri Berisha pranon se nuk ka lejuar disbursimin e kesaj kredie pasi sipas tij nuk mund te lejonte shperdorimin e fondeve nga bashkia.
Kryefjala e mbledhjes se djeshme te KRRTRSH-se ishte infrastruktura e Tiranes
Kryeministri Berisha paralajmeron ndertimin e plote te unazes se madhe te kryeqytetit me parate e buxhetit te shtetit nese kryetari Edi Rama nuk fillon punimet
Qeveria parashikon te filloje punimet ne dy akse te cilat jane ne territorin e komunave te drejtuara nga perfaqesues te PD-se
Bashkia kishte miratuar marrjen e nje kredie 20 milione euro por ajo u bllokua nga qeveria e cila e arsyetoi veprimin si parandalim te shperdorimit te parave
KRRTRSH
Garda kontrolle speciale ne ruajtje te Berishes
Mbledhja e djeshme e Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes ka qene ndryshe nga te tjerat. Me shume se me organizimin e saj per miratimin e vetem dy projekteve ndryshimi ka te beje me masat e marra per sigurine e Kryeministrit Berisha. Si asnjehere me pare ne mbledhjet qe ka zhvilluar ky institucion punonjesit e gardes kane ushtruar nje kontroll rrepte ndaj perfaqesuesve te medias.
Punonjeset femra kane kontrolluar me imtesi nga brenda cantat e gazetareve ndersa kameramanet jane detyruar te kontrollojne kamerat duke i ndezur ato paraprakisht tek dera ne sy te punonjesve te gardes.
Nuk dihet nese shtimi i masave te sigurise ka te beje me ndryshimin e protokollit te shoqerimit te personaliteteve te larta te shtetit apo me afrimin e zgjedhjeve lokale te majit 2011 apo me ndonje ngjarje ose kercenim te mundshem. Nje situate e ngjashme eshte vene re edhe pak dite me pare kur Berisha ishte i pranishem ne nje emision televiziv.
Perpara se kryeministri te shkonte ne studio ne ambientet e televizionit jane shfaqur punonjesit e Gardes se Republikes te shoqeruar edhe nga qente antimine. Keta te fundit jane leshuar ne redaksi per te kontrolluar per pranine e mundshme te ndonje bombe.