E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet e lira në Universitete, listat finale më 25 shtator

TIRANË- Pas shpalljes së vendeve të lira në Universitetin e Tiranës do të vazhdojnë procedurat e tjera, pasi do të shpallen listat përfundimtare nga APRIAL-i.
Me datë 25, nga Ministria e Arsimit rifillon regjistrimi i listave përfundimtare të studentëve që do të kenë të drejtën të ulen në auditore. Vendet bosh besohet se do të plotësohen në këtë fazë të dytë, por nëse edhe kjo nuk ndodh atëherë është parashikuar një tjetër fazë.
Drejtuesit e fakulteteve shpresojnë që e gjithë kjo të mbyllet para se të nise viti i ri akademik, në mënyrë që të mos ketë pengesa për asnjërën palë.

Vendet e lira

Edhe 630 të rinj do të fitojnë të drejtën e studimit në Universitetin e Tiranës, pasi mbeten vende të lira nga regjistrimet e fituesve të parë. Rektori i UT-së, Dhori Kule ka komunikuar sot zyrtarisht mbylljen e regjistrimeve të studentëve të viteve të para si dhe ka publikuar listën e kuotave të paplotësuara.

Theksojmë se kjo ishte faza e parë, pasi MASH pritet të shpallë së shpejti datat e reja të regjistrimit të studentëve të fazës së dytë. Ky dikaster bën të ditur se është duke pritur vendet e lira të shpallura nga universitetet publike në të gjithë vendin dhe në bazë të tyre do të bëhet spostimi në listat e kandidatëve, që do të thotë se vija zbret aq sa vende të lira kanë deklaruar universitetet për secilën degë. Kuotat që u shpallën sot mbeten të paplotësuara nga mosregjistrimi i të gjithë atyre që iu kishte dalë emri si fitues në listat e para.


Për Universitetin më të madh në vend, atë të Tiranës vendet e lira janë si më poshtë:

Fakulteti i Histori Filologjisë


Dega Gazetari 6
Dega Gjeografi 10
Dega Gjuhe- Letërsi 5
Dega Histori 10
Fakulteti i Drejtesisë 62

Fakulteti i Mjekesisë

Dega Stomatologji 3
Dega Shendet Publik 1
Mjekesi e Pergjitshme 31
Dega Farmaci 4

Fakulteti Ekonomik

Informatik 4
Ekonomiks 11
Bisnes 49
Finance 38
Administrim Biznes Saranda 22
Gjuhe Angleze Saranda 5
Administrim Biznes Kukesi 15

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Kimi e Pergjithshme 9
Kimi e Industiale 9
Dega Informatik 25
Kimi Ushqimore 6
Biologji 12
Fizike 10
Matematike 8
Inxhinieri Matematike dhe Informatike 7

Fakulteti i Shkencave Sociale

Filozofi 13
Psikologji 7
Pune Sociale 9
Shkenca Politike 12
Sociologji 7

Fakulteti i Ifermierisë

Teknik Laboratori 7
Mami 5
Logopedi 13
Infermieri e Pergjithshme 24
Infermieri e Pergjithshme Kukes 10
Imazheri 9
Fizioterapi 7

Fakulteti i Gjuheve të Huaja

Anglisht 19
Italisht 40
Frengjisht 8
Gjermanisht 15
Rusisht 7
Turqisht 11
Greqisht 11
Spanjisht 6

Infermieri Kukes 10


Gjuhe Angleze Kukes 4



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›