E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendet fqinje dhe rritja e shpenzimeve ushtarake

01-05-2012 / Nga Ilirian Dahri

Në kohën e krizës globale ka patur shkurtime të shpenzimeve pothuajse në të gjitha vendet euopiane. Natyrisht më së shumti këto shkurtime janë verifikuar në vendet e Bashkimit Europian të prekura nga kriza. Një prej këtyre vendeve është edhe vendi ynë fqinj. Greqia pasi ka blerë nëndetëse gjermane dhe avionë francezë, i ka thënë jo përkohësisht blerjes të avionëve italianë duke bërë jo pak xhelozë italianët të cilët kanë akuzuar Greqinë se ka bërë blerje vetëm tek dy shtetet  e tjera të Bashkimit Europian. Në fakt Komisioni qeveritar i Jashtëm ka anuluar më datën 28 prill blerjen e katër avioneve të cilësuar transportues C-27, që vetë Greqia kishte porositur në vitin 2002, nga shoqëria italiane Alenia. Sipas burimeve të shtypit dhe të gazetarëve, 8 prej 12 avionëve i janë dorëzuar ndërkaq Greqisë ndërsa për të tjerët po bisedohet mes qeverisë greke dhe shoqërisë italiane. Tashmë po synohet që në vend të katër avionëve të shpenzohen para vetëm për pjesë këmbimi për avionët që tashmë janë marrë. Kjo do t’i sillte Greqisë një kursim prej 58 milionë eurosh. Kjo do të thotë ndërkaq edhe reduktim të shpenzimeve ushtarake për shkak të krizës ekonomike që ka bërë të mundur edhe huanë e ndihmës prej 130 miliardë eurosh për vendin fqinj dhe për një ristrukturim të borxhit. Italianët kanë këmbëngulur dhe vazhdojnë ta bëjnë ende se shkurtimi i shpenzimeve ka të bëjë vetëm me Italinë por jo me dy vendet e tjera të lartpërmendura. Për më tepër, sipas italianëve gjithçka ka filluar që në vitin 2001, kur Greqia hyri në zonën euro, kur u ulën taksat, kur shpenzimet për Olimpiadën u rritën së tepërmi. Deri më 2009, qeveria e Greqisë kishte mbështetjen e kancelares gjermane Angela Merkel dhe vendi fqinj arriti të blinte 170 tanke Leopard, për një shifër prej 1,7 miliardë eurosh dhe 233 topa nga ushtria gjermane. Edhe këtu është folur për nëndetëset e quajtura Thyssen Krupp, katër prej tyre të fjalës së fundit por që Greqia në një moment nuk i deshi më. Ish lideri socialist Papandreu, i cili erdhi në qeveri në tetor të viti 2009, këmbënguli që mos të bliheshin këto nëndetëse por gjithsesi i bleu dy prej tyre. Sipas grekëve të dyja nëndetëset nuk punonin mirë sepse kishin probleme me drejtimin (të blera këto me 1,3 miliardë euro duke blerë ndërkaq edhe 223 tanke për një shifër tek 400 milionë euro dhe së fundmi edhe 60 avionë luftarakë). Flitet gjithashtu se edhe Sarkozi ishte shumë aktiv për  shitjet e materiale të luftimit duke arritur të ndërmjetësonte për 6 fregata dhe 15 helikopterë për një shifër që arrinte në 4 miliardë euro dhe motovedeta për shifrën  e 400 milionë eurove. Në vitin 2009, vendi fqinj kalon nga një shpenzim ushtarak prej 5% të Gdp, në 7 miliardë euro në vitin 2012, me 18,2% më shumë se viti 2011, pra 3% të Gdp. Nga ana tjetër,  rrogat dhe pensionet ulen me 25%, për më tepër në Greqi lind edhe problemi i kequshqyerjes (sipas Unicef) për fëmijët në moshën e shkollës. Flitet (sipas të përjavshmes Die Zeit) se kancelarja gjermane Merkel kërkonte të impononte Greqinë për shkurtimet publike por jo për ato që kishin të bënin me mbrojtjen, ndoshta për mos të prekur interesat e shumta të shoqërive gjermane. Me një ushtri me 130 mijë vetë, vendi fqinj shpenzon për mbrojtjen rreth 7 miliardë euro, baraz me 3% të Gdp, dhe janë të dytët sepse vetëm amerikanët shpenzojnë më tepër se ta. Në një kohë kur një vend si Greqia, që të paktën përkohësisht ka shpëtuar nga kriza dhe me  bankat e saj të cilat janë afër falimentimit dhe që në vitin 2011 patën një humbje rekord prej 28 miliardë eurosh. Nisur nga kjo situatë vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar privatëve që të ndihmojnë Greqinë. Por ndoshta ky hendek nuk do të mbushet  kurrë. Sipas të dhënave të tjera, kriza e sistemit bankar po përjeton një fenomen të ikjes të kapitalit nga bankat greke. Në vitin 2009, depozitoheshin 240 miliardë euro ndërsa tani 170 miliardë euro. Mungojnë pra 70 miliardë euro në një hark kohor prej tre vjetësh. Duhet të mbahet një raport depozitë/hua në një nivel të kënaqshëm. Por aktualisht ky nivel shfaqet kështu: depozitë/hua është 160% për Alpha bank, 153% për Eurobank për një mesatare prej 140%. Ndërsa raporti ideal do të ishte 100% që do të thotë depozita baraz me huanë. Por duket se në vendin që prej kohësh është në krizë sepse duket se edhe kredia do të pësojë një ulje dhe kriza mund të jetë akoma dhe më e rëndë.,

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›