E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendet fqinje, mes krizës dhe rrugëdaljeve prej saj

16-02-2012 / Nga Ilirian Dahri

“Në këtë fazë rreziku kryesor është që euro të shndërrohet në një faktor  shpërbërës». Kështu ka folur në europarlament presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë Mario Monti. Një fjalim ky i Mario Montit në Strasburg që ka nisur me falenderime kundrejt Europarlamentit dhe institucioneve europiane në përgjithësi.  Presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë ka dashur të theksojë se kriza europiane ka çuar në ndarje të Europës duke theksuar madje se «duhet të rikuperohet shpirti i bashkimit. Në BE nuk egzistojnë të mirët dhe të keqët duhet të ndihemi të gjithë të ndërgjegjshëm për gjërat e bëra në të kaluarën por mbi të gjitha të fokusohemi tek e ardhmja». Pasi ka folur për reformat e Italisë mbi marrëdhëniet ndërkombëtare presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë ka nënvizuar se: «Shpeshherë qeveritë kombëtare në Europë kanë akuzuar institucionet europiane pas vendimeve në të cilat ato kishin marrë». «Jemi të vendosur për të bërë sa më shpejt reformat strukturore dhe të shkojmë drejt një bilanci të pranueshëm». Duket se aksionet e qeverisë dhe parlamnetit italian kërkojnë të heqin Italinë «nga zonat e trubullta në të cilat ka qenë në ndonjë moment vendi madje duke u cilësuar hera – herës si një burim i keq infektimi». Por nuk i ka munguar as optimizmi  presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë duke theksuar madje se qeveria e tij ka konfirmuar angazhimin e qeverisë së Berluskonit «Qeveria ime e ka mbajtur, nuk ka kërkuar të modifikojë angazhimin {…} (Italia) po konsolidon pak nga pak një pozitë sigurie edhe pse rruga është akoma e gjatë». Ka qenë mjaft i sinqertë  presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë kur ka folur edhe për Roma 2020 duke shtuar në fjalën e tij se: «Dje mora një vendim të vështirë dhe jo shumë popullor për olimpiadën, duke i thënë jo një projekti të mrekullueshëm për të sjellë në Romë lojrat e 2020». Edhe këtu ka arritur të marrë duartrokitjet e rradhës presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë Monti. Më tej ka vazhduar të flasë edhe për integrimin i cili sipas tij nuk ka të bëjë me formimin e një supershteti: «Vetëm një kulturë sipërfaqësore mund të besojë që integrimi do të thotë supershtet». Padyshim që  presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë i referohej Britanisë së Madhe në fjalën e tij, duke vazhduar se: «Nuk kemi nevojë të bashkojmë integrimin me demokracinë. Si mund t’ja dalim? Besoj se kjo është e mundur» ka thënë  presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë duke filluar të flasë në anglisht me disa deputetë të cilësuar si euroskeptikë  të cilët kundërshtonin fjalimin e Mario Montit. Një fjalim i shoqëruar sidoqoftë me shumë duartrokitje që kërkonte të jeptë në të njëjtën kohë vlerësimin e europarlamntit për fjalën e tij shumë pro Europian dhe integrimit të saj. Por nëse fqinjët italianë duken në rrugë të drejtë për daljen nga kriza dyshimet mbi Greqinë vazhdojnë akoma. Madje thuhet se ndoshta disa vende po sillen shumë ashpër me vendin fqinj të Greqisë. Por Gjermania dhe Komisioni Europian pretendojnë të kundërtën. Për të garantuar një paketë të re ndihme prej 130 miliardësh ndoshta duhet vepruar pikërisht kështu. Nga na tjetër ka ardhur edhe përgjigja me 40 pallate të djegura. «Kërkojmë të bëjmë gjithçka është e mundur për të ndihmuar Greqinë që të dalë nga kriza. Ajo që shikojmë në këto ditë është shumë pak me atë që mund të ndodhë nëse orvatjet për ta mbajtur ne eurozonë do të falimentonin» - i këtij mendimi ka qenë ministri i Financave të Gjermanisë Shauble duke shtuar se: «sidoqoftë sot jemi më të përgatitur për të përballuar një rënie krahasuar me dy vjet më parë». E njëjta vendosmëri duket edhe në fjalët e Komisionerit të Bashkimit Europian, Olli Rehn: «e njoh situatën në të cilën jetojnë grekët. Mjerisht kanë jetuar për një kohë të gjatë sipër forcave të tyre». Ndërsa lideri i eurosocialistëve Hannes Svoboda prej europarlamnetit ka shtuar: «Për sa kohë ka nevojë akoma Komisioni europian për të kuptuar se masat shtrënguese nuk funksionojnë në Europë? As popujt dhe as tregjet nuk do të pranojnë kurrë masat që po i imponohen Athinës». Duke shtuar në fund se sipas tij Angela Merkel po e shpie Europën në një drejtim të gabuar. Pa këto masa gjithsesi gjendja në vendin fqinj do të vështirësohej akoma dhe më shumë sepse ndërkaq rradhët  e mensave për të varfërit shtohen dita ditës në Athinë apo në një qytet tjetër të Greqisë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›