Vendet me fuqi rajonale po e njohin Kosovën

Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Stamboll ka takuara sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu, me të cilin ka biseduar për procesin e njohjeve të reja, ku bëjnë pjesë shtete me fuqi të madhe rajonale.
“Gjatë qëndrimit tim në Stamboll, kam takuar sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu, i cili ka mbështetur fuqishëm Republikën e Kosovës në procesin e njohjeve. Ihsanoglu ka pasur rol të rëndësishëm në njohjet nga shtetet anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik. Me ftesën time, ai do të zhvillojë një vizitë treditore në Kosovës, ku do të ketë takime të shumta me përfaqësues të institucioneve. Nga 57 shtete anëtare, deri më tash janë 32 shtete nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik që e kanë njohur Republikën e Kosovës. Kohëve të fundit është dëshmuar që vende të cilat paraqesin fuqi rajonale, politike, ushtarake sikurse Pakistani, po e njohin shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës. Besoj se edhe Jemeni shumë shpejt do të njeh pavarësinë e Kosovës. E.Hoxhaj”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social ‘Facebook’./Indeksonline/