Vendi fqinj në mes të polemikave
Nuk ka kaluar pa u vënë re kritikat që presidenti i Eurogrupit Junker i ka bërë Gjermanisë. Akuza kryesore kundra Berlinit që ka ngritur presidenti Junker ka qenë se Gjermania sipas tij ngatërron interesat e Bashkimit Europian me arsyet e politikës të saj të brendshme. Në një intervistë të dhënë prej tij në Sueddeutsche Zeitung presidenti Junker ka ngritur dy pyetje drejtuar Gjermanisë. Pse i lejon vetes luksin që të vazhdojë të bëjë politikën e brendshme me çështje që lidhen me Europën? Pse e trajton eurozonën si një filiale të saj? Fjalë të ashpra për një vend si Gjermania. Por ndërkaq presidenti ka vazhduar më tej se nuk duhet bërë populizëm në diskutimet për qëndrimin e Greqisë në euro. “Nuk duhet të diskutohet përjashtimi i Greqisë nga eurozona vetëm për të mbështetur një argument të politikës së brendshme” – ka shtuar Junker, për të vazhduar se: “Nëse të gjitha qeveritë e monedhës së përbashkët do të bënin të njëjtën gjë, çfarë do të mbetej nga ajo që na bashkon? Sepse sipas presidentit nuk ka më kohë për të humbur. “Tani duhet të jetë e qartë me të gjitha mjetet e mundshme se jemi të vendosur për të garantuar stabilitetin e bashkimit monetar”. Ndoshta pyetjet plot polemika të Junker –it vijnë direkt pas frazave të zv/kancelarit gjerman Rësler i cili disa ditë më parë kishte sulmuar i pari duke ngritur dyshime për Greqinë dhe kishte bërë të qartë se Greqia nuk do të ndihmohej nëse nuk kryente reformat. Në këtë mënyrë ministri i Ekonomisë Filip Rësler ka vënë në diskutim qëndrimin e Greqisë në zonën euro dhe në të njëjtën kohë ka dashur të nëvizojë se nuk do të ishte dakord për një ndihmë të re për vendin fqinj të Greqisë. “Prej kohësh nuk është një sekret që ka shumë dyshime të forta që Greqia të përfundojë reformat e saj” – ka shtuar ministri në Bild Am Sonntag. Sipas tij realizimi i reformave nuk po ecën dhe nuk ka një administrim fiskal efiçent. Edhe privatizimet e pasurisë shtetërore kanë qenë të paktë”. Kërkohet nga vendi fqinj i Greqisë që të përfundojë memorandumin e firmosur me partenerët ndërkombëtarë dhe se pa kryer këtë nuk do të ketë më ndihma. Nuk është hera e parë që Rësler akuzon kaq ashpër Greqinë. Në një intervistë të tij në televizionin publik gjerman Ard, (vetëm një javë më parë) ministri kishte shfaqur dyshimet e tij në vullnetin që mund të kishin grekët për të respektuar memorandumin, duke konfirmuar në të njëjtën kohë se tashmë prej kohësh dalja e Athinës nga euro nuk e tremb Gjermaninë për të shtuar më tej se Banka Qëndrore Europiane brenda kufizimeve të mandatit të saj duhet të reagojë pa financuar borxhin e shteteve. Natyrisht që në Europë këto deklarata nuk janë pritur mirë sepse në të njëjtën kohë edhe Bursat e ndryshme kanë reaguar jo mirë. Keq kanë reaguar edhe disa përfaqësues të shumicës së qëndrës së djathtë gjermane. Një ndër ta ka qenë pasydhim edhe ministri i Financave të Gjermanisë Wolfang Shauble i cili në një intervistë në Welt am Sonntag ka komentuar se Rësler ka reaguar më tepër si kryetar i partisë së tij liberale sesa si ministër apo si zv/kancelar i Gjermanisë. Dihet tashmë që situata që po kalojnë disa prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian nga Greqia tek Italia për të përfunduar me Spanjën ka krijuar probleme edhe për vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian. Edhe në takimin europian që u zhvillua në fund të qershorit u fol për këto probleme madje vendet anëtare ranë dakort për disa pika të rëndësishme për të ndryshuar situatën europiane. U vendos që fondet mund të përdoreshin në një mënyrë fleksibël për të blerë tituj publikë në tregun primar pa kushte nga vendi i përfshirë. Nga na atjetër u vendos edhe për vigjilencën bankare e cila do të kalonte tek Banka Qëndrore Europiane dhe fondi i stabilitetit mund të rikapitalizohej direkt nga bankat duke ju nënshtruar disa kushteve të rrepta. Natyrisht u fol edhe për Bashkimin ekonomik duke vendosur që brenda vitit presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Van Rompuy duhet të parashtrojë një road map për të forcuar integrimin ekonomik mes vendeve anëtare dhe të krjonte një bashkim të bilanceve. Një aspekt tjetër i rëndësishëm ishte edhe ai i paketeës së rritjes e fokusuar në planin prej 120 miliardë euro që bazohej në një riorientim të fondeve strukturore dhe në një përdotim më efiçent të bilancit komunitar.