Tinguj vere në Krujë, këngë e valle tradicionale për ”KultArt 2023′

Artistët e Ansamblit përshëndetën me një program të larmishëm të këngëve e valleve tradicionale, të gjithë turistët vendas e të huaj, në qytetin historik të Krujës.
Surprizë e këndshme ishte ngjitja në skenë e këngëtarit Gëzim Nika, i gjendur rastësisht si vizitor në Krujë.
Sigurisht në aktivitet nuk mund të mungonte dhe grupi karakteristik Pleqtë e Krujës
Ky aktivitet ishte një nga stacionet e sezonit veror “KultArt”2023, organizuar nga Ministria e Kulturës që çon artin e kulturën atje ku është publiku!
Gazetare: Megi Mëhilli
/rtsh/