E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjirokastër/ Shtatorja e Idriz Sulit dhe një minimuze për fshatin Zhulat

Në qendër të fshatit Zhulat të Gjirokastrës po punohet për statujën e Idriz Sulit, një personalitet i shquar i zonës.

Autor i veprës është skulptori Murat Kërraj, i cili prej vitit 2006 ka realizuar edhe shumë vepra të tjera skulpturore në qytet.

Shtatorja e Idriz Sulit pritet të jetë pjese e një minimuzeu.

Artisti Kërraj thotë se këtë herë po eksperimenton me artin e tij, ku përfytyrimi dhe imagjinata ndërthuren me të dhënat arkivore dhe përshkrimet e historianëve për Sulin si një figurë komplekse e historisë dhe kulturës së zonës. 

“Jemi në fazën që kjo statujë ka qenë 10 vite jashtë, siç mbaroi në 2013-ën. Tani do t’i bëjmë një tjetër ndërhyrje që ta mbulojmë, pasi ka pasur disa të tilla. Jemi në fazën e restaurimit të monumentit, për t’i dhënë një përfundim,” shprehet Kërraj.

Skulptori, i cili u ka dhënë muzeve dhe ekspozitave të ndryshme figura te tilla si Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Ismail Kadare, thotë se Idriz Suli ka tërhequr vëmendjen e studiuesve si reformator i “Kanunit të Labërisë “.

“Sipas arkitektëve është bërë një projekt që ka formën e bririt, vjen në mënyrë konike si edhe gryka e qytetit antik që merret për origjinë.“

Pas punës me figurat madhore kombëtare, Murat Kërraj ka derdhur në artin e vet edhe instrumentet popullore të traditës. Në Athinë është vendosur po ashtu një nga kuajt e punuar prej tij.

Gazetar: L. Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›