“Vendi me ligj kundër gjenocidit, të përgjigjet”
01/06/2010 Berisha akuzon ish-presidentin komunist Ramiz Alia për masakrën e Tivarit
Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër ish-presidentin e fundit komunist në Shqipëri, Ramiz Alia. Duke folur mbi situatën aktuale politike, kreu i qeverisë kujtoi Alinë dhe të kaluarën e tij gjatë diktaturës komuniste, duke e bërë përgjegjës ish-kreun e shtetit për masakrën tragjike të pranverës së vitit 1945 në Tivar, ku u vranë pa asnjë shkak mbi 4 mijë shqiptarë të Kosovës nga trupat ushtarake serbe e malazeze. “Është xhelat gjersa nuk zbërthehet për masakrën e Tivarit. Dhe Parlamenti duhet të qëndrojë për masakrën e Tivarit”, - deklaroi kryeministri Berisha. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, numri një i qeverisë kujtoi se në Shqipëri është në fuqi ligji kundër gjenocidit. Për kreun e qeverisë Ramiz Alia duhet të tregojë anën e errët të asaj masakre, madje t’i nënshtrohet fuqisë së ligjit për gjenocidin në bazë të lidhjeve të mundshme që personi në fjalë ka me të (masakrën e Tivarit). “Ne jemi vend që kemi në fuqi ligjin kundër gjenocidit. Është përgjigjur për disa krime, duhet të përgjigjet për masakrën e Tivarit. Masakra e Tivarit është krimi më monstruoz i kryer në gadishullin e Ballkanit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një Katin e dytë dhe është bërë gjithçka me dijeninë dhe miratimin e tij”. Kreu i qeverisë shqiptare ka rihapur përsëri këtë ngjarje të ndodhur 65 vjet më parë, duke artikuluar akuza të drejtpërdrejta nga ish-lideri komunist. Por Berisha nuk ka përmendur vetëm masakrën e Tivarit. Sipas tij, Alia ka pasur një rini të mbushur plot spiunllëqe. “Ndër më të ligjtë e diktaturës. Pse them “ndër më të ligjtë”? Jo se ata ishin burra të mirë, por se ky ishte një vrasës tinëzar i tyre. Po që nga rinia e tij ky ka ngrënë njëri pas tjetri me spiunllëqe dhe me padi inteligjencien shqiptar dhe ndonjë tek-tuk, siç është rasti i Llambi Ziçishtit, që e çoi para skuadrës së pushkatimit për fajin e vetëm se tha se Mehmet Shehu nuk është vetëvrarë”, - tha shefi i ekzekutivit. Akuzat e Berishës ndaj Alisë nuk janë të reja, por deklarata e djeshme gjatë mbledhjes së djeshme të grupit kuvendor të PD-së ka qenë ndër më të ashprat.
Mbështetja për PS-në
Kryeministri tha se i vetmi njeri që mbështeti linjën e fortë politike të kryesocialistit Edi Rama ishte Ramiz Alia. “Nuk u mbështet, nuk e mbështeti askush, sepse ishte ‘sine materia’, nuk kishte shkak. Jo se shqiptarët janë bërë të gjithë të djathtë, apo janë bërë të gjithë të qendrës së djathtë. Shqiptarët kanë diversitetin e tyre, kanë pluralitetin e tyre. Në qoftë se nuk e përkrahu kush në vend dhe në botë këtë vendim dhe këtë akt të zotit Rama, një njeri e përkrahu publikisht atë, dhe ky ishte Ramiz Alia, diktatori i fundit.”