Vendi perfshihet nga shirat
Fundjava mbyllet me temperatura te uleta, reshje bore dhe shiu ne te gjithe vendin. Diten e djeshme situata eshte paraqitur kritike ne qarkun e Gjirokastres, ku ka pasur edhe permbytje nga shirat e rrembyeshem qe rane pergjate nates dhe dites. Edhe ne qarkun e Lezhes kane vazhduar masat per te kaluar gjendjen e emergjences se krijuar nga permbytjet e qindra hektareve toke gjate dites se shtune. Me e qete ka qene situata ne portet e Durresit dhe Vlores, kurse ne Veri te vendit, aksi rrugor ne Qafen e Malit ka qene i mbuluar nga bora e rene dhe mjetet leviznin me zinxhire. Zyrtare te pushtetit vendor deklaruan se demet kane qene me te vogla se ato te dy javeve me pare.
Gjirokaster
Policia Rrugore Gjirokaster rriti dje numrin e postblloqeve ne rruget kombetare Tepelene-Gjirokaster-Kakavije dhe Permet-Tri Urat, me qellim mbajtjen nen kontroll te levizjes se automjeteve dhe shmangien e aksidenteve rrugore si shkak i motit te keq. Por kushtet atmosferike jane shoqeruar edhe me viroza tek qytetaret. Sipas bluzave te bardha, pjesa me e madhe e tyre paraqesin shqetesime shendetesore. Vetem ne urgjencen e spitalit te Gjirokastres paraqiten ne dite 30 paciente per te marre ndihmen mjekesore. "Ata vijne me temperature te larte, kolle, dhembje koke, te vjella etj", thone mjeket e urgjences.
Korce
Vazhdojne prej 48 oresh reshjet e shiut dhe era e forte ne rajonin e Korces. Sipas Shtabit te Emergjencave civile ne prefekture, jane shenuar 15 milimetra shi dhe era ka vazhduar me shpejtesine 20 kilometra ne ore. Ne rajonin e Korces jane shenuar temperatura te uleta deri ne 2 Grade Celcius. Sipas kreut te shtabit, Dhori Cekrezi, nuk ka pasur rreshqitje te tokes apo permbytje te tokave bujqesore. Po keshtu te gjitha akset rrugore qe lidhin Korcen me fshatrat e prefektures jane te kalueshem.
Portet
Ndryshe nga 24 oret e kaluara, kushtet atmosferike nuk jane bere pengese per lundrimin normal te trageteve apo anijeve tregtare te tonazhit te larte dhe te mesem ne Durres dhe Vlore. Burime nga Kapitenerite bene me dije se mjetet lundruese kane ardhur ne kohe, duke mos u penguar nga koha e keqe qe kishte perfshire gjirin e Durresit apo te Vlores prej me shume se nje jave. Era nuk ka qene e forte dhe jane kryer procese te ngarkim-shkarkimit per anijet e mallrave. Nderkohe qe ne Vlore tragetet nuk kane kryer lundrime.
Korresp. i rretheve