E Diel, 1 Nëntor 2026

"Basha", gjykatesja Fatmira Hajdari sot hap procesin ne ngarkim te prokurorise

Tirane- Kerkese padia e Ministrit te Jashtem Lulzim Basha, ne ngarkim te Prokurorise se Pergjithshme do te zhvillohet paraditen e sotme. Gjyqtarja Fatmira Hajdari, ka caktuar oren 10:30 per zhvillimin e procesit gjyqesor. Basha pretendon se Prokuroria e Pergjithshme ka kryer veprime te paligjshme duke e marre ate te pandehur, ne nje kohe qe po kjo gjykate, kishte vendosur ne daten 18 nentor pushimin e hetimeve. Pikerisht behet fjale per vendimin e marre nga ana e gjyqtarit Sokol Tona, pas kerkeses se bere nga ana e Andi Tomes dhe Armand Telitit. Pas dhenies fund te hetimeve, Prokuroria e Pergjithshme perjashtoi nga hetimet e saj Telitit dhe Lelja Saracin, ndersa mori te pandehur ministrin Basha. Keto veprime te kryera nga prokuroria, pas pushimit te hetimeve, jane cilesuar te paligjshme nga ana e Bashes, i cili kerkon nga gjykata pavlefshmerine e tyre. Ne kete gjykate eshte zhvilluar vetem nje seance gjyqesore, ne te cilen prokuroria kerkoi perjashtmin e gjyqtares Hajdari, duke e cilesuar ate te njeanshme. Por, edhe pas kerkeses per perjashtimin e saj, Gjykata e Tiranes ka vendosur ta rrezoje kerkesen e prokurorise. pasi ajo ishte e pabazuar ne lig, ndersa veprimin e gjyqtares Hajdari per te shqyrtuar kerkesen, e ka cilesuar te ligjshme dhe jo te njeanshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›