Vendi vakant në KLD, Visha seancë dëgjimore, PD: S'ke besueshmëri
TIRANË- Komisioni parlamentar i ligjeve nisi paraditen e sotme seancën dëgjimore për kandidatin Ardian Visha, i propozuar nga Partia Socialiste për vendin vakant në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Gjatë seancës dëgjimore përfaqësuesit demokrat në këtë komision kanë akuzuar Vishën se ai është pushuar nga posti që mbante në Ministrinë e Jashtme në muajin shtator-tetor si i papërshtatshëm. Sipas demokratit Dashamir Sula ky është fakt për të ulur besueshëmrinë e kandidatit socialist për këtë post. Në mbrojtje Visha tha se shkarkimi i tij ishte politik.
Ndërkaq për deputetin demokrat Edi Paloka propozimi i PS-së për Vishën është një autokritikë për Gërdecin. Sipas tij me këtë propozim PS ndryshon mendimin për Gërdecin. Por, deklaratat e tij kanë ngjallur replikën e socialistit Fatmir Xhafaj, i cili deklaroi se PS nuk ndryshon mendim për Gërdecin, ndërsa vlerëson figurën e Vishës si profesionist. Kundër kandidaturës së Vishaës është shprehur dhe Alibeaj, në vështrimin e të cilit Visha nuk ka vizion të qartë për në KLD.
Një javë më parë ky komision zhvilloi një seancë të gjatë dëgjimore me kandidatin tjetër Elvis Cefa, i propozuar nga maxhoranca e djathtë dhe që aktualisht mban postin e drejtorit të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Pas largimit të Kreshnik Spahiut nga posti i nënkryetarit të KLD-së, grupi parlamentar i Partisë Demokratike propozoi Elvis Cefën për anëtarin e ri në këtë institucion.
Por, i menjëhershëm ishte reagimi i opozitës, e cila propozoi një kandidaturë të sajën, duke përfshirë në garë emrin e Ardian Vishës, dikur prokuror dhe që prej disa vitesh ushtron profesionin e avokatit. Dy kandidaturat për vendin vakant në Këshillin e Lartë Drejtësisë pritet të votohen të enjten në seancë parlamentare me një votim të fshehtë.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Antari i ri KLD, votë pro Çefës apo Vishës? LSI në dilemë