E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendime të miratuara në mbledhjen e KRRTRSH-së

Nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, pasditen e sotme u mblodh Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH), në të cilën u miratuan disa vendime të rëndësishme që lidhen me planin urbanistik të vendit, si dhe një seri lejesh për investime të mëdha në sektorin e energjisë, tregtisë, blegtorisë, etj.

Në përfundim të mbledhjes, Kryeministri Berisha kërkoi nga Sekretaria teknike e KRRTRSH-së që të sjellë me prioritet projekte që lidhen me zhvillimin industrial dhe turistik në vend. Kryeministri kërkoi gjithashtu që projektet të mos dëmtojnë tokat bujqësore dhe ullishtat, si dhe ndërtimet në zonat turistike të mos jenë mbi tre kate.

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi si më poshtë;

- “Detyra e Projektimit për Planin e Përgjithshëm Rregullues të Qytetit të Peqinit”

- “Detyra e Projektimit për studimin turistik të plazhit të Divjakës”

- “Projektidea e objektit “Studim Fizibiliteti dhe Projektzbatimi i rrugës Lushnjë-Berat”

- “Projektidea e rrugës që lidh rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës me superstradën Fier-Vlorë”

- “Detyra e projektimit, studimi urbanistik pjesor dhe Sheshi i ndërtimit për objektin “Pika e Kalimit kufitar në Qafë-Botë, Konispol”.

- “Studim urbanistikpër objektin “Kompleks blektoral për rritje viçash në fshatin Shënepremte”, Komuna Tërbuf.

- “Shesh dhe leje ndërtimi për objektin “Dallgëthyes” i portit të shkarkimit të lëndëve djegëse ( të lëngëta dhe të gazta) në Porto Romano- Durrës, për shoqërinë “Romano Port”.

- “Plani i përgjithshëm për vendosjen e kompleksit të hidrocentraleve të Tërnovës dhe Zall Bulqizës dhe sheshet e ndërtimit të tyre”.

- “Studimi urbanistik pjesor dhe shesh ndërtimi për objektin “Hidrocentrali i Sasajt në Komunën Lukovë”, për shoqërinë “Energo SAS”.

- “Studim urbanistik pjesor për “Zonë tregtare” me sipërfaqe 18.6 ha në territorin brenda studimit urbanistik të zonës në perëndim të qytetit të Tiranës, miratuar nga KRRTRSH me vendim nr.1 dt. 01.06.2006.

- “Ndryshim në Planin rregullues të qytetit të Tiranës në lidhje me zonimin funksional të zonës prioritare “D1”, pranë Stadiumit “Qemal Stafa”.

- “Ndryshim në Planin Rregullues të qytetit të Tiranës, për zonën “B” me sipërfaqe 4.3 ha, nga “Zonë e veçantë” sipas Planit Rregullues, në “Zonë banimi”.

- “Studim urbanistik pjesor me vila individuale- Lundër”

- “Studim urbanistik pjesor zona B, Komuna Kashar”

- “ Ndryshim në studimin urbanistik të qendrës së qytetit të Elbasanit dhe në Rregulloren për zbatimin e tij, të miratuar nga KRRTRSH përkatësisht me vendimet nr.1 dt.18-12-2004 dhe nr.8 dt.07-05-2005.

- "Rishikim i studimit urbanistik dhe lejes së ndërtimit për objektin “Fshat turistik” nr. 5 në zonën turistike të Gjirit të Lalzit me investitor shoqërinë “Lura” sh.p.k."

- "Studim urbanistik pjesor për “Zonën komerciale dhe rekreative” në fshatin Lundër në Komunën Farkë në Qarkun e Tiranës."

- "Studim urbanistik pjesor në territorin me sipërfaqe 23,44 ha në fshatin Selitë-Komuna Farkë, në sektorin A3."

- "Studim urbanistik pjesor në territorin me sipërfaqe 19.73 ha në fshatin Selitë-Komuna Farkë, në sektorin A4."

- "Studim urbanistik pjesor në territorin me sipërfaqe 25,26 ha në fshatin Selitë-Komuna Farkë, në sektorin A5."

- "Studim urbanistik pjesor në territorin me sipërfaqe 27, 23 ha në fshatin Selitë-Komuna Farkë, në sektorin A6. "

-" Studim urbanistik pjesor në territorin me sipërfaqe 8.8 ha në fshatin Mjull-Bathore- Komuna Farkë"

- "Detyra e projektimit për zonën turistike nr.4 Llogara."


13/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›