E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendim i Këshillit të Ministrave për rishpërndarje fondesh buxhetore të vitit 2005

REPUBLIKA E SHQIPERISE
Keshilli i Ministrave

VENDIM

Nr. 820 , date 29.12.2005

PER RISHPERNDARJE FONDESH BUXHETORE TE VITIT 2005

Ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes, te nenit 29, te ligjit nr.8379, date 29.7.1998, "Per hartimin dhe zbatimin e buxhetit te shtetit ne Republiken e Shqiperise", dhe te nenit 14, te ligjit nr.9339, date 21.12.2004, "Per buxhetin e shtetit, te vitit 2005", me propozimin e ministrit te Financave, Keshilli i Ministrave

V END OS I:

1. Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ne buxhetin e miratuar per vitin 2005, ti shtohet fundi prej 120 700 000 (njeqind e njezet milione e shtateqind mije) lekesh, si subvencion per shlyerjen e detyrimeve te ndermarrjeve te ujesjellesave, ndaj KESH, sha-se.

2. Ndermarrjet e ujesjellesave, sipas listes qe i bashkelidhet ketij vendimi, detyrohen te shlyejne detyrimet e faturave te energjise elektrike, ndaj KESH, sha-se, ne shumen 120 700 000 (njeqind e njezet milione e shtateqind mije) leke.

3. Keshillit te Ministrave, ne buxhetin e miratuar per vitin 2005, ti shtohet fundi prej 21 000 000 (njezet e nje milione) lekesh, zeri "Shpenzime korrente".

4. Ne buxhetin e miratuar per vitin 2005, zeri "Shpenzime korrente", te pakesohen fondet, perkatesisht, te:

- Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, (Gr.7), ne shumen 36 500 000 (tridhjete e gjashte milione e peseqind mije) leke;
- Ministrise se Puneve te Jashtme, ne shumen 16 000 000 (gjashtembedhjete milione) leke;
- Ministrise se Mbrojtjes, ne shumen 8 000 000 (tete milione) leke;
- Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, ne shumen 2 700 000 (dy milione e shtateqind mije) leke;
- Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ne shumen 53 000 000 (pesedhjete e tre milione) leke;
- Ministrise se Drejtesise, ne shumen 7 500 000 (shtate milione e peseqind mije) leke;
- Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, ne shumen 18 000 000 (tetembedhjete milione) leke.
5. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Ministria e Puneve te Jashtme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, Ministria e Drejtesise, Ministria e Mbrojtjes, aparati i Keshillit te Ministrave dhe Komiteti Shteteror i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave per zbatimin e ketij vendimi.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

KRYE MISTRI
SALIBERISHA

LISTA E DETYRIMEVE TË PAPAGUARA TË SHA UJËSJELLËS KANALIZIMEVE NDAJ SHA KESHI-IT PËR ENERGJINË ELEKTRIKE TË KONSUMUAR

Emërtimi Detyrimi për t'u paguar

1. Sha ujësjellës kanalizimeve Durrës 40. 000
2. Sha ujësjellësi Vlorë Qytet 16. 500
3. Sha ujësjellësi Pogradec 8. 000
4. Sha ujësjellësi Elbasan-Fshat 8. 000
5. Ujësjellësi Elbasan Qytet (Elber) 10. 000
6. Sha ujësjellësi Lushnje Qytet 7. 000
7. Sha ujësjellësi Shkodër Qytet 10. 000
8. Sha ujësjellësi Sarandë 5. 000
9. Sha ujësjellësi Lezhë 5. 700
10.Sha ujësjellësi Novoselë 2. 000
11.Sha ujësjellësiÇorovodë 2. 000
12.Sha ujësjellësi Kuçovë 2. 000
13.Sha ujësjellësi Rrogozhinë 1. 000
14.Sha ujësjellësi Kurbin 1. 000
15.Sha ujësjellësi Korç Fshat 1. 000
16.Sha ujësjellësi Mirditë 1. 000
Totali i detyrimit 120.700

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›