E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha zhvillon homazhe në ambasadën turke në Tiranë, në nderim të ish Kryeministrit Necmettin Erbakan

Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë, në nderim të ish Kryeministrit turk Necmettin Erbakan, i cili u nda nga jeta ditë më parë në moshën 84 vjeçare.

Me këtë rast ambasada e Republikës së Turqisë hapi sot librin e ngushëllimeve, në të cilin Kryeministri Berisha la një shënim në nderim të figurës së z. Necmettin Erbakan dhe kontributit në politikë.


02/03/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›