E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimet dhe projektligjet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave

V E N D I M
 

PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN  E DOKUMENTIT TË AMENDIMIT NUMËR NJË TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE  TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE  TË BASHKUARA TË AMERIKËS, “PËR QEVERISJE TË DREJTË   DHE DEMOKRATIKE, INVESTIMIN NË NJERËZ DHE RRITJEN EKONOMIKE””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e  zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e dokumentit të amendimit numër një të marrëveshjes së ndihmës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për qeverisje të drejtë dhe demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

***
P R O J E K T L I GJ

PËR
RATIFIKIMIN E DOKUMENTIT TË AMENDIMIT NUMËR NJË   TË MARRËVESHJES SË NDIHMËS, NDËRMJET KËSHILLIT  TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, “PËR QEVERISJE  TË DREJTË DHE DEMOKRATIKE, INVESTIMIN NË NJERËZ    DHE RRITJEN EKONOMIKE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:
 
 Neni 1

Ratifikimin e dokumentit të amendimit numër një të marrëveshjes së ndihmës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për qeverisje të drejtë dhe demokratike, investimin në njerëz dhe rritjen ekonomike”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I


JOZEFINA TOPALLI

 ***
  V END I M
 

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR TREGTIMIN  DHE MBIKËQYRJEN E TREGUT TË PRODUKTEVE JOUSHQIMORE”


Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e  ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Enegjetikës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA


***
 P R O J E K T L I GJ
 

PËR

TREGTIMIN DHE MBIKËQYRJEN E TREGUT TË PRODUKTEVE JOUSHQIMORE* 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj përcakton:

1. Të drejtat dhe detyrimet e operatorëve ekonomikë sipas rolit dhe përgjegjësisë së tyre në zinxhirin e furnizimit për vendosjen në treg të produkteve, në mënyrë që të garantojnë dhe të sigurojnë përputhshmërinë e tyre me kërkesat ligjore në lidhje me to.

2. Detyrimet e personave përgjegjës të disa produkteve, grup produktesh apo instalimesh kur ato janë vënë në shërbim.
3. Mënyrën e organizimint, të drejtat dhe kompetencat e strukturave përgjegjëse të mbikëqyrjes së tregut.
4. Parimet për kontrollin e produkteve të importuara që hyjnë në territorin shqiptar dhe bashkëpunimin e stukturave të mbikëqyrjes së tregut me autoritetet doganore.

Neni 2
Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për të gjitha produktet joushqimore, për të cilat nuk ekziston një kuadër i veçantë ligjor dhe institucional. Kërkesat apo parimet e përgjithshme të përcaktuara në këtë ligj do të shërbejnë si dispozita plotësuese të legjislacionit të veçantë, kur ky i fundit nuk i parashikon këto kërkesa apo parime.

2. Ky ligj nuk zbatohet për produktet e kozmetikës dhe kimikatet.

3. Parimet e përgjithshme të këtij ligji mund të jepen me hollësi në mënyrë më specifike, në përputhje me nevojat sektoriale, siç është rasti për pajisjet mjekësore, materialet e ndërtimit dhe pajisjet detare.

Neni 3
Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Produkt”,  çdo send i ri apo i përdorur, i cili është prodhuar, nxjerrë ose përftuar, pavarësisht nga niveli i përpunimit, i destinuar për t’u vendosur në treg.

2. “Bërje e disponueshme e produktit në treg”, çdo furnizim i produktit në treg për shpërndarje, konsum ose përdorim të tij gjatë një veprimtarie tregtare, me ose pa pagesë. 

3. “Vendosje në treg”, bërja e disponueshme për herë të parë e produktit në treg.

4. “Prodhues”,  çdo person, fizik ose juridik, i cili prodhon një produkt ose  ka një produkt të disenjuar a të prodhuar dhe e tregton këtë produkt nën emrin apo markën e tij tregtare.

5. “Importues”, çdo person, fizik ose juridik, i regjistruar në Shqipëri, i cili vendos në tregun shqiptar një produkt nga një vend tjetër.

6. “Përfaqësues i autorizuar”, çdo person, fizik ose juridik, i regjistruar  në Shqipëri, i cili ka një akt përfaqësimi nga prodhuesi për të vepruar në emër të tij për detyra specifike për detyrimet e prodhuesit që parashikohen në këtë ligj ose aktet nënligjore në zbatim të tij.
 
7. “Shpërndarës”, çdo person, fizik ose juridik, i përfshirë në zinxhirin e furnizimit, përveç prodhuesit dhe importuesit, që bën të disponueshëm produktin në treg.

8. “Operator ekonomik”, prodhuesi, përfaqësuesi i tij i autorizuar, importuesi ose shpërndarësi.

9. “Specifikim teknik”, dokumenti, ku përshkruhen kërkesat teknike që duhet të përmbushen nga një produkt, proces ose shërbim.
 
10. “Vlerësim i konformitetit”, procesi që demonstron nëse janë përmbushur kërkesat e specifikuara për një produkt, proces, shërbim, sistem, person ose trup.

11. “Organ i vlerësimit të konformitetit”, çdo organ që kryen veprimtari të vlerësimit të konformitetit, përfshirë kalibrimin, testimin, certifikimin dhe inspektimin.

12. “Inspektim”, procesi i ekzaminimit të projektimit të një produkti, vetë produktit, procesit apo instalimit, dhe përcaktimi i përputhshmërisë së tij me kërkesat specifike ose, sipas gjykimit profesional, me kërkesat e përgjithshme.

13. “Organ i  miratuar”, organi i vlerësimit të konformitetit, i miratuar nga ministri përgjegjës për kryerjen e detyrave specifike të vlerësimit të konformitetit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

14. “Organizëm europian i notifikuar”, organizmi i vlerësimit të konformitetit, i miratuar nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian, i  notifikuar prej këtij të fundit në Komisionin Europian (KE) dhe i regjistruar në faqen zyrtare të KE-së, si një trup kompetent për kryerjen e detyrave specifike të vlerësimit të konformitetit të produktit për vendosjen e markimit CE.

15. “Standard shqiptar”, një dokument vullnetar, i krijuar me konsensus dhe i miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit për standardizimin, që siguron, për përdorim të njëjtë dhe të vazhdueshëm, rregulla, udhëzime ose karakteristika për veprimtaritë ose rezultatet e tyre, për arritjen e një shkalle optimale të rregullsisë në një kontekst të dhënë. Standardet shqiptare shënohen me “SSH”.

16. “Standard i harmonizuar shqiptar”, një standard shqiptar, që transpozon një standard të harmonizuar europian, në mbështetje të këtij ligji dhe të rregullave teknike, sipas listës së përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit e ministrisë së linjës në bashkërendim me ministritë përgjegjëse dhe/ose me autoritetet e tjera të administratës qendrore. Lista e standardeve të harmonizuara shqiptare ose çdo ndryshim i saj botohen në “Fletoren zyrtare”.

17. “Akreditim”, dëshmia/certifikata, e lëshuar nga Organizmi Kombëtar i Akreditimit për organin e vlerësimit të konformitetit që përmbush kërkesat e përcaktuara në standardet e harmonizuara, dhe, sipas rastit, çdo kërkesë shtesë, përfshirë ato të vendosura në skemat përkatëse sektoriale për kryerjen e një veprimtarie specifike të vlerësimit të konformitetit.
 
18. “Organizëm Kombëtar i Akreditimit”,  organi sipas kuptimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për akreditimin.
 
19. “Mbikëqyrje e tregut”, veprimtaritë e kryera dhe masat e marra nga struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut (këtej e tutje “Struktura përgjegjëse”) për të garantuar përputhshmërinë e produktit me kërkesat ligjore në lidhje me të me qëllim që të mos rrezikohen shëndeti, siguria ose aspekte të tjera të mbrojtjes së interesit publik.

20. “Markim CE”,  markimi me të cilin prodhuesi tregon që produkti është në përputhje me kërkesat e legjislacionit të zbatueshëm, kur ky legjislacion parashikon fiksimin e këtij markimi.

21. “Kthim i produktit”, çdo masë për kthimin mbrapsht të produktit, që është bërë ndërkohë i disponueshëm te përdoruesi i fundit.

22. “Ndalim i tregtimit”, çdo masë për të parandaluar produktin, në zinxhirin e furnizimit, nga bërja e disponueshme e tij në treg.

23. “Person përgjegjës i produktit/instalimit të vënë në shërbim për të tretët apo për publikun”, punëdhënësi, kur produkti/instalimi është në vendin e punës, poseduesi i produktit/instalimit apo, sipas rastit, mbajtësi i licencës, nëse ekziston një marrëveshje ndërmjet këtyre të fundit dhe pronarit për përgjegjësinë e sigurisë së produktit/instalimit të vënë në shërbim, sipërmarrësi i objektit të ndërtimit, kur produkti/instalimi është në ndërtesat e banimit për një periudhë 2- vjeçare edhe pas regjistrimit në regjistrin e pasurive të paluajtshme të njësive të ndërtesës së banimit në emër të porositësit, dhe bashkëpronarët e ndërtesës së banimit pas periudhës 2 -vjeçare të sipërpërmendur. Termat “njësi” dhe “bashkëpronarë” kanë të njëjtin kuptim sipas legjislacionit në fuqi për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit.

24. “Ministria”, ministria që mbulon çështjet e tregtisë.
 
25. “Ministër”, ministri përgjegjës për çështjet e tregtisë.

26. “Ministri përgjegjës”, ministri përgjegjës për fushën përkatëse.

Neni 4
Parime të përgjithshme

1. Produkti i vendosur në treg duhet të jetë në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore në lidhje me të.

2. Operatorët ekonomikë, sipas rolit të tyre në zinxhirin e furnizimit, janë përgjegjës për përputhshmërinë e produkteve që ata vendosin në treg me të gjitha kërkesat ligjore të përcaktuara për to.

3. Operatorët ekonomikë janë përgjegjës për të siguruar që i gjithë informacioni që ata japin për produktet e tyre të jetë i plotë, i saktë dhe në përputhje me legjislacionin përkatës të zbatueshëm ndaj tyre.

Neni 5
Niveli i mbrojtjes së jetës, shëndetit, mjedisit dhe interesave publikë

1. Për të siguruar një nivel të mjaftueshëm të sigurisë, shëndetit të njerëzve dhe të interesave publikë, legjislacioni sektorial për produktet, grupe produktesh apo instalimesh kufizohet në vendosjen e kërkesave thelbësore të sigurisë, të cilat përcaktojnë nivelin e një mbrojtjeje të tillë, si dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit që mund të zgjidhen nga prodhuesi. Kërkesat thelbësore përcaktojnë rezultatet që duhen arritur, por nuk specifikojnë zgjidhjet teknike për arritjen e tyre.
                                                                                                     
2. Ngarkohet Këshilli i Ministrave për miratimin e rregullave teknike për produktet/instalimet, ku përcaktohen:

a) kërkesat thelbësore të sigurisë;
b) procedurat e vlerësimit të konformitetit;
c) kërkesat për markimin, instruksionet e përdorimit dhe të mirëmbajtjes.

3. Kur për produkte apo grup produktesh nuk është e mundur ose e përshtatshme mbështetja në kërkesat thelbësore të sigurisë, hartohen specifikime të hollësishme për këto produkte me qëllim sigurimin e një niveli të mjaftueshëm të mbrojtjes së konsumatorëve, shëndetit publik, mjedisit ose aspekteve të tjera të mbrojtjes së interesit publik.

4. Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e rregullave teknike, ku përcaktohen:

a) niveli minimal i lejuar i sigurisë për çdo klasë, kategori ose tip produkti, përfshirë edhe paketimin;
b) kërkesat e detyrueshme për etiketimin e produkteve;
c) kërkesat e detyrueshme për projektimin;
             ç)  metodat e fabrikimit/prodhimit dhe/ose testimit, kontrollit të cilësisë, klasifikimit, paketimit, magazinimit, transportimit dhe impakti në mjedis.

KREU II
VLERËSIMI I KONFORMITETIT

Neni 6
Prezumimi i konformitetit

1. Kur rregullat teknike përcaktojnë kërkesa thelbësore, produkti prezumohet se plotëson kërkesat thelbësore të rregullave teknike të zbatueshme ndaj tij, kur është në përputhje me të gjitha standardet e harmonizuara shqiptare përkatëse të botuara në “Fletoren zyrtare”, që mbulojnë këto kërkesa thelbësore.

2. Një standard i harmonizuar shqiptar shfuqizohet plotësisht ose pjesërisht, kur ky standard apo pjesë e një standardi të tillë nuk mund të përmbushë më tej përputhjen me kërkesat thelbësore të cilat ai mbulon.

3. Kur provohet se, pavarësisht përputhshmërisë së produktit me kërkesat thelbësore të përcaktuara në rregullat teknike ose me specifikimet e hollësishme, të përmendura në pikën 3, të nenit 5, të këtij ligji, ky produkt paraqet rrezik për sigurinë e jetës, shëndetit, mjedisit dhe interesave të tjerë publikë, struktura përgjegjëse u kërkon operatorëve ekonomikë përgjegjës të marrin masat:

      a) që brenda një periudhe të caktuar, në përputhje me natyrën e riskut, produkti të mos paraqesë më rrezik kur të vendoset në treg;
b) për të ndaluar tregtimin e tij;
c) për të kthyer produktin nga përdoruesi i fundit.
  
   Në këtë rast, struktura përgjegjëse njofton ministrinë dhe/ose ministrinë përgjegjëse, të cilat rishikojnë kërkesat thelbësore apo specifikimet teknike dhe i propozojnë më pas Këshillit të Ministrave ndryshimet në aktet nënligjore përkatëse.

Neni 7
Procedurat e vlerësimit të konformitetit

1. Kur rregullat teknike parashikojnë kryerjen e vlerësimit të konformitetit për një produkt/grup produktesh apo instalim të caktuar, procedurat që përdoren për vlerësimin e konformitetit përzgjidhen ndërmjet një ose disa moduleve të mëposhtme:
 
          a)  A - Kontrolli i brendshëm i prodhimit;
b) A1 - Kontrolli i brendshëm i prodhimit së bashku me testimet e mbikëqyrura të produktit;
c) A2 - Kontrolli i brendshëm i prodhimit së bashku me kontrollet e mbikëqyrura të produkteve në intervale të rastësishme;
          ç)  B – Shqyrtimi EC i tipit;
d) C - Konformiteti me tipin mbështetur në kontrollin e brendshëm të prodhimit;
        dh)  C1 - Konformiteti me tipin mbështetur në kontrollin e brendshëm të prodhimit së bashku  me testimet e mbikëqyrura të produkteve;
e) C2 - Konformiteti me tipin mbështetur në kontrollin e brendshëm të prodhimit së bashku me kontrollet e mbikëqyrura të produktit në intervale të rastësishme;
          ë) D - Konformiteti me tipin mbështetur në sigurimin e cilësisë së procesit të prodhimit; 
f) D1 – Sigurimi i cilësisë së procesit të prodhimit;
g) E – Konformiteti me tipin mbështetur në sigurimin e cilësisë së produktit;
         gj) E1 – Sigurimi i cilësisë së testimit dhe inspektimit të produktit përfundimtar;
h) F– Konformiteti me tpin mbështetur në verifikimin e produktit;
          i)  F1– Konformiteti bazuar në verifikimin e produktit; 
j) G– Konformiteti mbështetur në verifikimin e njësisë;
k) H– Konformiteti mbështetur në sigurimin e plotë të cilësisë;
l) H1– Konformiteti mbështetur në sigurimin e plotë të cilësisë së bashku me shqyrtimin e projektimit/disenjos të produktit.

2. Përzgjedhja e procedurave të vlerësimit të konformitetit kryhet duke marrë parasysh:
 
           a)  përshtatshmërinë e tipit të produktit me modulin përkatës;
b) natyrën e riskut të trashëguar nga produkti dhe masën, në saje të së cilës, vlerësimi i konformitetit korrespondon me tipin dhe shkallën e riskut;
c) nevojën e prodhuesit për të zgjedhur ndërmjet sigurimit të cilësisë dhe moduleve të certifikimit të produktit, kur përfshirja e palës së tretë është e detyrueshme;
            ç) nevojën për shmangien e moduleve që mund të jenë të ekzagjeruara për rrezikun e mbuluar nga rregulli teknik.
 
3. Kur rregullat teknike parashikojnë vlerësimin e konformitetit, ato mund të parashikojnë kryrjen e këtij vlerësimi nga autoritete publike, vetë prodhuesit, organizma europianë të notifikuar ose degë të tyre të regjistruara në Shqipëri dhe të miratuara nga ministri përgjegjës sipas kërkesave të këtij ligji.

4. Kur rregulli teknik parashikon kryerjen e vlerësimit të konformitetit nga autoritete publike, këto të fundit duhet të përmbushin të njëjtat kritere që parashikohen për organizmat europianë të notifikuar ose degët e tyre të regjistruara në Shqipëri dhe të miratuara.

5. Shpenzimet për veprimtaritë e organit të vlerësimit të konformitetit mbulohen nga subjekti që kërkon kryerjen e këtij vlerësimi.

6. Kur  prodhuesi nuk bie dakord me vendimin e organit të  miratuar, ai ka të drejtë të ankohet për këtë vendim te ministri përgjegjës, i cili ka lëshuar miratimin. Ministri përgjegjës ia përcjell për apelim Organizmit Kombëtar të Akreditimit, i cili vlerëson ankesën sipas procedurave të ankesave dhe apelimit.

Neni 8
Deklarata EC e konformitetit

1. Kur legjislacioni përkatës parashikon një deklarim nga prodhuesi se ai ka  demonstruar përmbushjen e kërkesave për një produkt, prodhuesi harton një deklaratë të vetme EC të konformitetit për të gjitha aktet ligjore apo nënligjore të zbatueshme ndaj produktit, përfshirë dhe procedurën e vlerësimit të konformitetit sipas moduleve përkatëse.

2. Deklarata EC e konformitetit hartohet/përkthehet në gjuhën shqipe dhe përmban  elementet e mëposhtme:

      a)  Numrin e identifikimit unik të produktit;
b)  Emrin dhe adresën e  prodhuesit ose të përfaqësuesit të tij të autorizuar;
c)  Objektin e deklarimit (identifikimin e produktit, që mundëson gjurmueshmërinë.  Kur është e përshtatshme mund të përfshijë edhe një fotografi), në përputhje me legjislacionin përkatës në lidhje me të;
       ç)  Referencën ndaj standardeve të harmonizuara përkatëse që janë zbatuar ose referencën ndaj specifikimeve teknike në lidhje me të cilat është deklaruar përputhshmëria;
d)   Kur është e aplikueshme, organizmin europian të notifikuar ose degën e tij të regjistruar në Shqipëri dhe të miratuar si organ i miratuar (emrin, numrin e identifikimit), duke treguar procedurën e vlerësimit të konformitetit dhe lëshimin e certifikatës;
    dh)  Datën, vendin dhe nënshkrimin.

3. Kjo deklaratë konformiteti lëshohet nën përgjegjësinë e vetme të prodhuesit  ose, sipas rastit, instaluesit.

4. Me hartimin e deklaratës EC të konformitetit, prodhuesi merr përsipër përgjegjësinë për përputhshmërinë e produktit me kërkesat ligjore në lidhje me to.
 
Neni 9
Markimi CE/ i konformitetit 

1. Markimi CE  i konformitetit vendoset vetëm nga prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar.

2. Markimi CE i konformitetit fiksohet në produkt përpara vendosjes së tij në treg. Ai mund të shoqërohet nga një piktogram ose ndonjë tregues për një përdorim ose rrezik të veçantë.

3. Markimi CE i konformitetit vendoset/fiksohet vetëm në produktet, për të cilat është parashikuar kjo vendosje/fiksim nga rregullat teknike të zbatueshme dhe nuk duhet të vendoset në produkte të tjera.

4. Markimi CE i konformitetit shoqërohet nga numri i identifikimit të organizmit europian të notifikuar, kur ky organ është përfshirë në fazën e kontrollit të prodhimit. Numri i identifikimit të organizmit europian të notifikuar vendoset/fiksohet nga vetë ai ose sipas instruksioneve të tij nga prodhuesi apo përfaqësuesi i tij i autorizuar.

    Me vendosjen ose fiksimin e markimit CE të konformitetit, prodhuesi merr përgjegjësinë për përputhshmërinë e produktit me të gjitha kërkesat e zbatueshme të përcaktuara në legjislacionin përkatës/rregullat teknike që parashikojnë vendosjen e tij.

5. Forma, kuptimi dhe simboli grafik i markimit të konformitetit përcaktohen në rregullat teknike përkatëse referuar në nenin 5, të këtij ligji.

6. Ndalohet vendosja e markimit/markimeve, shenjave apo mbishkrimeve, të cilat mund të çorientojnë palët e treta për kuptimin, formën e markimit CE të konformitetit, të përcaktuar në rregullat teknike përkatëse. Çdo markim tjetër mund të vendoset në produkt në mënyrë të tillë që të mos pengojë dukshmërinë, lexueshmërinë dhe kuptimin e markimit CE të konformitetit.

7. Markimi CE i konformitetit vendoset/fiksohet në mënyrë të dukshme, të lexueshme dhe të paheqshme në produkt ose në pllakën e tij të të dhënave. Kur kjo nuk është e mundur për shkak të natyrës së produktit, markimi vendoset në paketim ose në dokumentet shoqëruese, në qoftë se rregulli teknik përkatës parashikon dokumente të tilla.

8. Kur produkti mbulohet nga disa rregulla teknike, vendosja e markimit CE të konformitetit në produkt tregon se produkti i plotëson të gjitha kërkesat e përcaktuara në rregullat teknike, përkatëse për këtë produkt.

KREU III
DETYRIMET E OPERATORËVE EKONOMIKË

Neni 10
Detyrimet e prodhuesit

1. Kur prodhuesi vendos produktin në treg, ai siguron se ky produkt është projektuar dhe prodhuar në përputhje me kërkesat e përcaktuara në legjislacionin përkatës për këtë lloj produkti.

2. Prodhuesi harton dokumentacion teknik dhe kryen procedurat e vlerësimit të konformitetit të zbatueshme ndaj këtij produkti. Kur nga këto procedura tregohet/demonstrohet përputhshmëria e produktit me kërkesat e zbatueshme, prodhuesi harton deklaratën EC të konformitetit dhe vendos/fikson markimin e konformitetit.

3. Prodhuesi mban dokumentacionin teknik dhe deklaratën EC të konformitetit pas vendosjes së produktit në treg, sipas përcaktimit në rregullat teknike përkatëse.

4. Prodhuesi siguron se zbatohen procedurat që prodhimi në seri të mbetet në konformitet. Ndryshimet në projektimin ose karakteristikat e produktit dhe ndryshimet në standardet e harmonizuara ose në specifikimet teknike, sipas të cilave është deklaruar përputhshmëria e produktit, duhet të merren parasysh.

    Për të siguruar mbrojtjen e shëndetit dhe të sigurisë së konsumatorëve, prodhuesi, kur e shikon të përshtatshme, në rastet e rrezikut të shfaqur nga produkti, kryen testime të mostrave të produkteve të tregtuara, heton dhe, në qoftë se është e nevojshme, mban një regjistër ankesash për produktet jo në konformitet dhe produktet e kthyera nga përdoruesi i fundit, si dhe mban të informuar shpërndarësin për çdo monitorim të tillë.

5. Prodhuesi siguron se produkti i tij mban një numër tipi, grupi apo serie ose elemente të tjera që lejojnë identifikimin e tij ose, kur madhësia apo natyra e produktit nuk e lejojnë diçka të tillë, informacioni i kërkuar jepet në paketimin ose në dokumentet shoqëruese të produktit.

6. Prodhuesi vendos në produkt emrin, emrin tregtar ose markën tregtare të regjistruar si dhe adresën e tij ku mund të kontaktohet ose, kur kjo nuk është e mundur, në paketimin ose dokumentin shoqërues të produktit. Adresa tregon pikën e vetme në të cilën prodhuesi mund të kontaktohet.

7. Prodhuesi siguron që produkti të shoqërohet nga udhëzimet për përdorimin dhe, sipas rastit, për mirëmbajtjen, si dhe nga informacioni për sigurinë në gjuhën shqipe, të cilat duhet të jenë lehtësisht të kuptueshme nga konsumatori ose përdoruesi i fundit.

8. Prodhuesi, i cili konsideron ose ka arsye për të besuar se produkti, të cilin ai e ka vendosur në treg, nuk është në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm ndaj këtij produkti, duhet të marrë menjëherë masat e nevojshme korrigjuese për të sjellë produktin në përputhje për kthimin e tij nga tregu ose për ndalimin e tregtimit të tij. Për më tepër, kur produkti paraqet një rrezik, prodhuesi informon menjëherë strukturën përgjegjëse të mbikëqyrjes së tregut, duke i dhënë hollësitë, në veçanti për mospërputhshmërinë dhe për çdo masë korrigjuese të marrë.

9. Me kërkesë të strukturës përgjegjëse, prodhuesi i siguron asaj të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm, në një gjuhë lehtësisht të kuptueshme për këtë strukturë, për të demonstruar përputhshmërinë e produktit me kërkesat ligjore përkatëse. Prodhuesi bashkëpunon me strukturën përgjegjëse për çdo masë të marrë për eliminimin e rrezikut të shfaqur nga produktet e vendosura në treg prej tij.

Neni 11
Detyrimet e përfaqësuesit të autorizuar

1. Prodhuesi me një akt përfaqësimi mund të caktojë një përfaqësues të autorizuar. Detyrimet e përcaktuara në pikën 1, të nenit 10, të këtij ligji, dhe përgatitja e dokumentacionit teknik nuk është pjesë e aktit të përfaqësimit, të lëshuar prej tij.

2. Përfaqësuesi i autorizuar kryen detyrat e përcaktuara në aktin e përfaqësimit të lëshuar nga prodhuesi. Akti i përfaqësimit duhet të lejojë përfaqësuesin e autorizuar të kryejë, të paktën, detyrimet, si më poshtë vijon:

a) Të mbajë deklaratën EC të konformitetit dhe dokumentacionin teknik në dispozicion të strukturës përgjegjëse për një periudhë sipas përcaktimit të bërë në rregullat teknike të zbatueshme ndaj produktit, në përputhje me ciklin e jetës së produktit dhe nivelin e rrezikut;
b) T’i sigurojë strukturës përgjegjëse, sipas një kërkese nga ana e saj, të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për demonstrimin e përputhshmërisë së produktit;
c) Të bashkëpunojë me strukturën përgjegjëse, sipas një kërkese të bërë nga ana e tyre, për marrjen e masave për eliminimin e rreziqeve të shfaqura nga produkti, për të cilin i është lëshuar akti i përfaqësimit.

Neni 12
Detyrimet e importuesit

1. Importuesi vendos në tregun shqiptar vetëm produkte në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm ndaj tyre.

2. Përpara vendosjes së produktit në treg, importuesi siguron se:

a) prodhuesi i ka kryer procedurat e duhura të vlerësimit të konformitetit dhe ka përgatitur dokumentacionin teknik;
b) produkti mban markimin e konformitetit të kërkuar ose markime të tjera dhe shoqërohet nga dokumentacioni i kërkuar;
c)  prodhuesi ka zbatuar kërkesat e përcaktuara në pikat 5 e 6, të nenit 10, të këtij ligji.

    Kur importuesi konsideron ose ka arsye për të besuar se produkti nuk është në përputhje me pjesë të legjislacionit përkatës, ai nuk duhet të vendosë produktin në treg, deri në sjelljen e tij në përputhshmëri. Për më tepër, kur produkti paraqet risk, importuesi informon prodhuesin dhe strukturën përgjegjëse.

3. Importuesi shënon në produkt emrin e tij, emrin tregtar të regjistruar ose markën tregtare të regjistruar dhe adresën, në të cilën ai mund të kontaktohet, ose, kur kjo nuk është e mundur të vendoset në produkt, shënohet në paketimin ose dokumentin shoqërues të produktit.
 
4. Importuesi siguron që produkti shoqërohet nga udhëzimet dhe informacioni i sigurisë në gjuhën shqipe, të cilat janë lehtësisht të kuptueshme nga konsumatori ose përdoruesi i fundit.

5. Importuesi siguron se gjatë kohës që produkti është nën përgjegjësinë e tij, kushtet e magazinimit ose të transportit nuk rrezikojnë përputhshmërinë e produktit me kërkesat e përcaktuara në rregullat teknike përkatëse.

6. Për mbrojtjen e shëndetit dhe të sigurisë së konsumatorëve, importuesi, kur e shikon të përshtatshme, në rastet e rrezikut të shfaqur nga produkti, kryen testime të mostrave të produkteve të tregtuara, heton dhe, në qoftë se është e nevojshme, mban një regjistër ankesash për produktet jo në konformitet dhe produktet e tërhequra, si dhe mban të informuar shpërndarësin për çdo monitorim të tillë.

7. Importuesi, i cili konsideron ose ka arsye për të besuar se produkti, të cilin ai e ka vendosur në treg, nuk është në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm ndaj produkit, duhet menjëherë të marrë masat e nevojshme korrigjuese për të sjellë produktin në përputhje për ndalimin e tregtimit të tij ose për kthimin e tij nga tregu. Për më tepër, kur produkti shfaq një rrezik, importuesi informon menjëherë strukturën përgjegjëse duke i dhënë hollësi, në veçanti për mospërputhshmërinë dhe për çdo masë korrigjuese të marrë.

8. Importuesi mban për një periudhë, sipas përcaktimit të bërë në rregullat përkatëse teknike, një kopje të deklaratës EC të konformitetit për t’ia vënë në dispozicion strukturës përgjegjëse dhe siguron se dokumentacioni teknik mund t’u vihet këtyre strukturave në dispozicion sipas kërkesës.

9. Me kërkesë të strukturës përgjegjëse, importuesi i siguron asaj të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm në një gjuhë lehtësisht të kuptueshme nga kjo strukturë për të demonstruar përputhshmërinë e produktit. Importuesi bashkëpunon me strukturën përgjegjëse për çdo masë të marrë për eliminimin e rrezikut të shfaqur nga produkti i vendosur në treg prej tij.

Neni 13
Detyrimet e shpërndarësve

1. Kur bëjnë të disponueshëm produktin në treg, shpërndarësit duhet të veprojnë me kujdesin e duhur për kërkesat e zbatueshme ndaj produktit.

2. Përpara bërjes së disponueshme të një produkti në treg, shpërndarësi verifikon që:

a) produkti mban markimin e kërkuar të konformitetit;
b) produkti është i shoqëruar me dokumentacionin e kërkuar dhe udhëzimet e informacionin për sigurinë në gjuhën shqipe,  lehtësisht të kuptueshme  nga konsumatori ose përdoruesi i fundit;
c)  prodhuesi dhe importuesi kanë plotësuar kërkesat në përputhje me nenet 10, pikat 5 e 6, dhe 12, pika 3, të këtij ligji.

    Kur një shpërndarës konsideron ose ka arsye për të besuar se një produkt nuk është në përputhje me pjesën përkatëse të legjislacionit të zbatueshëm ndaj tij, ai nuk duhet ta bëjë produktin të disponueshëm në treg, derisa ai të sillet në përputhje. Për më tepër, kur një produkt shfaq një rrezik, shpërndarësi informon prodhuesin ose importuesin për rrezikun, si dhe strukturën përgjegjëse.

3. Shpërndarësi siguron se gjatë kohës kur produkti është nën përgjegjësinë e tij, kushtet e magazinimit apo të transportimit nuk rrezikojnë përputhshmërinë e tij me kërkesat e përcaktuara në të gjithë legjislacionin e zbatueshëm ndaj tij.

4. Shpërndarësi, i cili konsideron ose ka arsye për të besuar se produkti, të cilin ai e ka bërë të disponueshëm në treg, nuk është në përputhje me rregullat e zbatueshme, siguron, nëse është e nevojshme, marrjen e masave korrigjuese për sjelljen e produktit në përputhje/konformitet, si dhe ndalimin e tregtimit ose kthimin e tij nga përdoruesi i fundit.

5. Me kërkesë të strukturës përgjegjëse, shpërndarësi i siguron asaj të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për të demonstruar përputhshmërinë e produktit. Shpërndarësi bashkëpunon me strukturën përgjegjëse, sipas kërkesës së tij, për çdo masë të marrë për eliminimin e rrezikut të shfaqur nga produkti i bërë i disponueshëm në treg prej tij.


Neni 14
Rastet në të cilat detyrimet e prodhuesit zbatohen për importuesin dhe shpërndarësin

Një importues ose shpërndarës konsiderohet prodhues, për qëllime të këtij ligji, dhe do të jetë subjekt i detyrimeve të prodhuesit sipas nenit 10, kur ai vendos një produkt në treg nën emrin e tij a markën e tij tregtare ose modifikon një produkt, i cili është vendosur në treg, në mënyrë të tillë që produkti tw mos jetw nw pwrputhje me kërkesat e përcaktuara në legjislacionin e zbatueshëm ndaj tij.

Neni 15
Identifikimi i operatorëve ekonomikë

Operatorët ekonomikë, sipas kërkesës së strukturës përgjegjëse, sipas përcaktimeve të bëra dhe në përputhje me ciklin e jetëgjatësisë së produktit dhe nivelin e rrezikut, identifikojnë çdo operator ekonomik,:

   a) i cili ka furnizuar atë me produktin;
b) të cilit ai i ka furnizuar produktin.

KREU IV
SIGURIA E PRODUKTIT TË VËNË NË SHËRBIM

Neni 16
Detyrimet e personit përgjegjës të produktit/instalimit në shërbim

1. Personi përgjegjës i produktit/instalimit ka detyrimin të garantojë se produkti/instalimi i vënë në shërbim/në përdorim për të tretët apo publikun e gjerë vazhdon të jetë në përputhshmëri me kërkesat e sigurisë së produktit/instalimit të vënë në shërbim gjatë gjithë periudhës së tij të përdorimit.

2. Personi përgjegjës i produktit/instalimit është gjithashtu i detyruar të regjistrojë produktin/instalimin dhe t’ia nënshtrojë atë inspektimit të rregullt periodik të kryer nga organet e miratuara kompetente për këtë qëllim.

3. Regjistrimi kryhet pranë strukturës përgjegjëse, ndërsa inspektimi periodik kryhet nga organi i miratuar, në bazë të kërkesës së personit përgjegjës dhe me shpenzimet e tij.

4. Personi përgjegjës i produktit/instalimit i siguron organit të miratuar të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm, si dhe krijon/lehtëson kushtet për kryerjen e inspektimit.

5. Struktura përgjegjëse ngarkohet për të detyruar zbatimin e përputhshmërisë së produktit/instalimit të vënë në shërbim nga personi përgjegjës.

6. Ngarkohet Këshilli i Ministrave për përcaktimin e rregullave dhe të kërkesave të sigurisë për produktet/instalimet në shërbim, përfshirë, sipas rastit, kërkesat specifike për rritjen e nivelit të sigurisë së produkteve/instalimeve të tilla, të cilat janë tashmë të vendosura në treg/në shërbim.

KREU V
ORGANET E MIRATUARA

Neni 17
Kërkesat për ministrin përgjegjës që vepron si autoritet miratimi

1. Ministri përgjegjës, që  vepron si autoritet miratimi, e kryen këtë detyrë  në përputhje me ligjin nr.9367, datë  7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave”, si dhe Kodin e Procedurave Administrative. 

2. Ministri përgjegjës ia delegon strukturës administrative përgjegjëse për rregullat teknike dhe bashkërendimin e mbikëqyrjes së tregut në ministri, vlerësimin e përputhshmërisë së dokumentacionit të dorëzuar nga aplikanti me kërkesat e këtij ligji. Personat, që kontrollojnë përputhshmërinë e dokumentacionit të aplikantit me kërkesat e këtij ligji, nuk duhet të kenë kryer vlerësimin e tij.

3. Ministri dhe struktura referuar në pikën 2, të këtij neni, nuk duhet të ofrojnë ose sigurojnë aktivitete që kryejnë organet e vlerësimit të konformitetit ose shërbime konsulence mbi baza konkurruese ose biznesi.

4. Ministri dhe struktura referuar në pikën 2, të këtij neni, duhet të ruajë konfidencialitetin e informacionit të marrë.

Neni 18
Organet e miratuara

1. Organi i miratuar kryen veprimtaritë sipas objektit të përcaktuar në vendimin e miratimit , si dhe, veçanërisht:

a) kryen objektivisht shqyrtimin/ekzaminimin teknik me profesionalitet dhe mban parasysh nivelin e shkencës dhe të teknologjisë në kohën e kryerjes së ekzaminimit;
b) lëshon certifikata ose harton raporte për testimet dhe vlerësimin e konformitetit, bazuar në ekzaminimin teknik, duke ndjekur procedurat e vlerësimit të konformitetit të përshkruara në rregullat teknike/rregullat e sigurisë në shërbim;
c) tërheq certifikatat ose dokumentet e tjera referuar në shkronjën “b”, në rast se produkti nuk është më në konformitet me kërkesat e përcaktuara në rregullat teknike për këto produkte;
     ç)  siguron kopje të certifikatave, raporteve të testeve dhe të vlerësimit të konformitetit, përfshirë dokumentet për to dhe informacionin për lëshimin, refuzimin ose tërheqjen e certifikatave ministrit përgjegjës, strukturës përgjegjëse dhe autoriteteve të tjera, sipas kërkesës;
d) informon ministrin përgjegjës pa vonesë për çdo rast në të cilin ky organ është i paaftë të sigurojë përmbushjen e kushteve të vendosura për ushtrimin e miratimit.

2. Organi i miratuar informon ministrin përgjegjës për:

a) çdo refuzim, kufizim, pezullim ose tërheqje certifikate;
b) çdo rrethanë që ndikon në objektin/qëllimin dhe kushtet për miratimin;
c) çdo kërkesë për informacion, të cilën ai ka marrë nga struktura përgjegjese për veprimtarinë e vlerësimit të konformitetit;
     ç)  veprimtaritë e vlerësimit të konformitetit të kryera sipas objektit të tij të miratimit dhe çdo veprimtari tjetër të kryer, përfshirë veprimtaritë nënkontraktuese.

3. Organi i miratuar duhet të përmbushë gjithmonë kërkesat e miratimit, të mbajë regjistra të të gjitha procedurave të vlerësimit të konformitetit për të cilat ai është miratuar dhe menjëherë të njoftojë ministrin përgjegjës për çdo ndryshim, që mund të ndikojë në kualifikimet e tij apo objektin e veprimtarive nga miratimi i lëshuar ose çdo ndryshim që mund të ndikojë në përmbushjen e kërkesave të miratimit.

4. Organi i miratuar mban regjistra të të gjitha detyrave të kryera të punës dhe rezultateve të tyre, për të paktën 10 (dhjetë) vjet.

5. Me kërkesë të ministrit përgjegjës, organi i miratuar merr pjesë në testimet e kualifikimit ose krahasime të tjera të përcaktuara për organet e vlerësimit të konformitetit.

6. Organi i miratuar duhet të lejojë punonjësit zyrtarë të pajisur me urdhër të ministrit përgjegjës që të evidentojnë të gjitha të dhënat për përmbushjen e kërkesave të vlerësimit të konformitetit dhe të hyjnë në vendet/ndërmarrjet ku janë kryer detyrat e përfshira në objektin e vlerësimit të konformitetit, siç është përcaktuar në miratimin e lëshuar.

7. Organi i miratuar, për qëllime të inspektimit periodik të produkteve/instalimeve të vëna në shërbim, i dërgon strukturës përgjegjëse certifikata ose dëshmi të tjera të lëshuara, me kërkesë të kësaj strukture.  

8. Në fund të çdo periudhe katërmujore, organi i miratuar i dërgon ministrit përgjegjës listën e inspektimeve ose certifikatave të lëshuara për periudhën në fjalë.

Neni 19
Kërkesat për organet e miratuara

1. Për çdo rregull teknik dhe rregullat për sigurinë e produkteve të vendosura në shërbim/në përdorim, ministri përgjegjës mund të miratojë një ose më shumë organe për kryerjen e procedurave specifike të vlerësimit të konformitetit, përfshirë inspektimin. Kur në rregullat teknike parashikohet përfshirja e organeve të vlerësimit të konformitetit si palë e tretë për vendosjen e markimit CE, ato mund të jenë vetëm organizma europianë të notifikuar ose degë të tyre të regjistruara në Shqipëri dhe të miratuara nga ministri përgjegjës.

2. Vetëm organe të akredituara të vlerësimit të konformitetit mund të miratohen.

3. Për qëllim miratimi, aplikanti përgatit “Dosjen e kualifikimeve”, e cila përbëhet nga dy dokumente:  “Raporti i kritereve minimale”, i lëshuar nga një punonjës i strukturës administrative, sipas përcaktimit të pikës  2, të nenit 17, të këtij ligji, i zgjedhur nga ministri përgjegjës, dhe “Certifikata e akreditimit”, e cila lëshohet, si më poshtë vijon:

      a) Në rastin e degëve të organizmave europianë të notifikuar, që duan të operojnë në Shqipëri si organe të miratuara për vendosjen e markimit CE, kjo certifikatë duhet të jetë e lëshuar nga një organ akreditimi i një shteti anëtar të BE-së dhe anëtar i Organizatës Europiane të Akreditimit. Në këtë rast “Certifikata e akreditimit” duhet të mbulojë funksionimin/veprimtarinë e këtij organizmi në territorin shqiptar për fushën përkatëse.
b) Në rastin e organeve të vlerësimit të konformitetit, që duan të operojnë si organe të miratuara për qëllime të inspektimit të rregullt periodik të produkteve/instalimeve të vëna në shërbim sipas përcaktimit të nenit 16, të këtij ligji, kjo certifikatë duhet të jetë e lëshuar nga Organizmi Kombëtar i Akreditimit ose nga ndonjë organizëm tjetër akreditimi që është nënshkrues i marrëveshjes shumëpalëshe me Organizatën Europiane për Akreditimin për fushën përkatëse. Në rastin e fundit, “Certifikata e akreditimit” duhet të mbulojë funksionimin/veprimtarinë e këtij organizmi në teritorin shqiptar.

4. Për qëllime të “Raportit të kritereve minimale”, të përgatitur nga punonjësi i strukturës administrative, sipas përcaktimit të pikës 2, të nenit 17, të këtij ligji, organi i vlerësimit të konformitetit duhet të provojë me certifikatat, deklarimet dhe dëshmitë përkatëse të kualifikimeve përmbushjen e kërkesave të parashikuara nga pika 5 deri në 12, të këtij neni.

5. Një organ vlerësimi konformiteti, që aplikon për miratim, duhet të jetë i regjistruar në QKR.

6. Organi i vlerësimit të konformitetit është i pavarur nga fabrika/ndërmarrja e prodhuesit ose vetë produktit që vlerësohet.

7. Organi i vlerësimit të konformitetit, drejtuesi/it me i/të lartë administrativ/ë e teknik/ë dhe personeli përgjegjës për kryerjen e detyrave të vlerësimit të konformitetit nuk duhet të jenë disenjuesi/projektuesi, prodhuesi, shpërndarësi, instaluesi, blerësi, pronari, përdoruesi ose mirëmbajtësi i produktit që ky organ vlerëson dhe as përfaqësuesi i autorizuar i këtyre palëve. Kjo nuk pengon përdorimin e produktit të vlerësuar, i cili është i nevojshëm për funksionimin e organit të vlerësimit të konformitetit, ose përdorimin e produkteve të tilla për qëllime personale.

8. Organi i vlerësimit të konformitetit, drejtuesi/it me i/të lartë administrativ/ë e teknik/ë dhe personeli përgjegjës për kryerjen e detyrave të vlerësimit të konformitetit nuk duhet të jenë drejtpërdrejt të përfshirë në projektimin/disenjimin, prodhimin, ndërtimin, tregtimin, instalimin, përdorimin ose mirëmbajtjen e këtyre produkteve, ose të përfaqësojnë palët e përfshira në këto veprimtari. Ato nuk duhet të përfshihen në veprimtaritë që mund të krijojnë konflikt me pavarësinë/paanësinë e tyre të gjykimit ose integritetin për aktivitetet e vlerësimit të konformitetit për të cilat ata janë miratuar. Ky parim zbatohet veçanërisht për shërbimet e konsulencës. 

9. Organet e vlerësimit të konformitetit sigurojnë se veprimtaritë e degëve ose nënkontraktorëve të tyre nuk prekin/ndikojnë në konfidencialitetin, objektivitetin, paanësinë e veprimtarive të tyre të vlerësimit të konformitetit.

10. Organet e vlerësimit të konformitetit dhe personeli i tyre kryejnë veprimtaritë e vlerësimit të konformitetit me shkallën më të lartë të integritetit profesional dhe kompetencën teknike të nevojshme në fushën specifike dhe duhet jenë të lirë nga çdo presion dhe nxitje/shtytje, veçanërisht financiare, që mund të influencojë në gjykimin e tyre ose rezultatin e veprimtarive të vlerësimit të konformitetit, veçanërisht për personat ose grup personash të interesuar për rezultatet e këtyre veprimtarive. 

11. Organi i vlerësimit të konformitetit duhet të jetë i aftë të kryejë detyrat e vlerësimit të konformitetit që i janë caktuar nga pjesa përkatëse e legjislacionit dhe për të cilën ai është miratuar, qoftë kur këto detyra janë kryer nga vetë organi i vlerësimit të konformitetit, qoftë në emër të tij dhe nën përgjegjësinë e tij.

      Në çdo kohë, për çdo procedurë vlerësimi konformiteti dhe çdo lloj ose çdo kategori produkti sipas të cilit është miratuar, organi i vlerësimit të konformitetit duhet të ketë në dispozicion, si më poshtë vijon:

 a) Personelin me njohuri teknike dhe përvojën e mjaftueshme dhe të duhur për kryerjen e detyrave të vlerësimit të konformitetit;
b)  Përshkrimin e procedurave në përputhje me të cilat kryhet vlerësimi i konformitetit, duke siguruar transparencën dhe aftësinë e riprodhimit të këtyre procedurave. Ai duhet të ketë politikat dhe procedurat e duhura, të cilat bëjnë dallimin ndërmjet detyrave të kryera si organ i miratuar dhe veprimtarive të tjera;
c) Procedurat për kryerjen e veprimtarive të cilat marrin parasysh madhësine e ndërmarrjes, sektorin në të cilin ajo funksionon, strukturën e tij, shkallën e kompleksitetit të teknologjisë së produktit në fjalë dhe masën/sasinë ose natyrën e prodhimit në seri të procesit të prodhimit.

      Organi i vlerësimit të konformitetit duhet të ketë mjetet e nevojshme për kryerjen e detyrave administrative dhe teknike të lidhura me veprimtaritë e vlerësimit të konformitetit në mënyrën e përshtatshme dhe të këtë mundësi të përdorë të gjitha pajisjet e nevojshme.

12. Personeli përgjegjës për kryerjen e veprimtarive të vlerësimit të konformitetit duhet të ketë:

a) aftësi të lartë teknike dhe trajnimi profesional që mbulon të gjitha veprimtaritë e vlerësimit të konformitetit, për të cilat organi i vlerësimit të konformitetit është miratuar;
b) njohuri të kënaqshme të kërkesave të vlerësimeve të cilat ata kryejnë dhe kompetencën e përshtatshme për kryerjen e këtyre vlerësimeve;
c) njohuri të përshtatshme të kërkesave thelbësore, të standardeve të harmonizuara të zbatueshme dhe të dispozitave përkatëse të legjislacionit përkatës për produktet;
        ç) aftësi të hartimit të certifikatave, të regjistrave dhe të raporteve që demonstrojnë kryerjen e vlerësimit të konformitetit.

13. Gjatë veprimtarisë së tyre organi i vlerësimit të konformitetit, drejtuesit më të lartë administrativë dhe teknikë dhe personeli i vlerësimit të konformitetit duhet të garantojnë paanshmëri.

14. Organi i vlerësimit të konformitetit pajiset me siguracionin për përgjegjësinë civile, me përjashtim të rastit kur përgjegjësia për vlerësimin e konformitetit është mbuluar nga shteti.

15. Personeli i organit të vlerësimit të konformitetit duhet të ruajë sekretin profesional për të gjithë informacionin e marrë gjatë kryerjes së detyrave të

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›