Pritet sulmi ajror amerikan ne Siri

Deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë ngjajnë gjitnjë e më shumë me një fjalim përgatitor për ndërhyrjen ushtarake.
Tre ditë sulmesh ajrore kundër objektivave ushtarake të regjimit të Bashar Al Asad duke filluar që nga sot. Këtë kanë deklaruar burimet e e administratës Obama për shtypin amerikan. Një vendim që nuk është përfundimtar. Por në cdo rast sipas ekspertëve të politikave të jashtmë amerikane, sulmet e para kanë të bëjnë me dhënien e një sinjali të qartë.
Ende pritet që të bëhet publik raporti i shërbimit inteligjent amerikan mbi përdorimin e armëve kimike, por kjo do të ndodhë gjatë javës. Minsitri i jashtëm sirian Mualem, ka ritheksuar këmbënguljen e Damaskut për tu mbrojtur nga agresioni.
Por lufta duket se ka nisur tashmë të paktën me anë të mjeteve informatike. Faqja në internet e Nju Jork Tajms është sulmuar nga ana e hakerave, dhe syshimet bien mbi ushtrinë informatike siriane, një grup piratësh informatikë sirianë që kanë pushtuar dhe Tuiterin me postimet e tyre.