Ali Evsen, paditet nga “Advanced Construction”
12/07/2011 Bllokohen 93 kuotat, kërkohet prishja e marrëveshjes
TIRANE-Nuk kanë të sosur telashet e biznesmenit Ali Evsen me drejtësinë, ku pas arrestimit të tij në Spanjë dhe sekuestrimit të 15 llogarive bankare në Shqipëri, tashmë një tjetër përballje ligjore është regjistruar për të. Këtë herë është shoqëria tregtare “Advanced Construction Group” sh.p.k, e cila ka paditur biznesmenin turk të “Albania Airlines” në gjykatën e Tiranës. Padia civile që mban nr.11890 është regjistruar në datën 5 korrik 2011 dhe se ka si objekt zgjidhje e kontratës së shitjes së kuotave të shoqërisë “Albanin Airlines” sh.p.k. nr. 6039 rep nr.1991 kol datë 14.08.2009. Më tej në objektin e padisë shoqëria paditëse kërkon kthimin e 93 kuotave të shoqërisë “Albanian Airlines” në pronësi të paditësit, si dhe sigurimin e objektit të padisë duke vendosur ndalimin e tjetërsimit të këtyre kuotave në QKR. Mësohet se kjo padi e regjistruar kundër biznesmenit Ali Evsen vjen menjëherë pas sekuestrimit të llogarive bankare që njësia antikorrupsion Task-Forcë bëri tre javë më parë. Siç duket masa e sekuestros ka shtrirë efektin e saj edhe në 93 kuotat e shoqërisë “Advanced Construction Group”, e cila tashmë i kërkon gjykatës së kryeqytetit prishjen e kontratës së lidhur me biznesmenin turk, dhe ndalimin e tjetërsimit të 93 kuotave në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Ndërkohë që për sa i përket bllokimit të pasurive, Prokuroria e Tiranës momentalisht vazhdon hetimin financiar dhe pritet që shumë shpejt të bashkëpunoje me autoritet spanjolle dhe turke lidhur me hetimet që tashmë ka ndërmarrë. Tre ditë më parë Prokuroria liroi pesë llogari bankare të Ali Evsen, me qëllim shlyerjen e rrogave të punonjësve, detyrimet doganore, Tatim-Taksa, detyrime qiraje etj.