Vendimet e qeverisë, si ndryshojnë pagat e punonjësve të Policisë
Zbardhen tabelat e detajuara për ndryshimin e pagave, që u krye në janar. Efektivëve të Mbrojtjes së Dëshmitarëve u është ulur paga nga vendimi
Habjon Hasani
Tiranë - Zbardhen tabelat analitike, të cilat përshkruajnë ndryshimet e miratuara nga qeveria mbi pagat e disa kategorive të punonjësve të Policisë së Shtetit. Sipas tabelave rezulton se Këshilli i Ministrave rriti me 10 mijë lekë pagat e SHKB-së. Përfituesit e këtij vendimi janë specialistët, përgjegjësit e sektorit, drejtorët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe të Inspektimit të Përgjithshëm. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar se zbatimi i kësaj shtese për pozicionet konkrete do të bëhet pas miratimit paraprak të Departamentit të Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, sipas përshkrimit të pozicioneve të punës. Për agjentët, inspektorët apo asistentët rritja e parë është bërë në masën 6 500 lekë, ndërkohë që qeveria ka vendosur të rrumbullakosë rritjen me 10 mijë lekë, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm. Vlen të theksohet se shtesa mujore do të merret në proporcion me shtesën e parë që është marrë me vendim të Këshillit të Ministrave. Nga ana tjetër duhet theksuar se Këshilli i Ministrave ka rritur edhe kompetencat e SHKB-së, pasi ato tashmë lejohen që të përgjojnë organet e Policisë së Shtetit.
Shkurtimet
Vendimet e fundit të qeverisë kanë shkurtuar pagat e punonjësve të sektorit të mbrojtjes së dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të Drejtësisë në Drejtorinë e Krimit të Organizuar. Qeveria ka ulur nga 21 mijë lekë deri në 30 mijë lekë në muaj pagat e punonjësve që merren me mbrojtjen e dëshmitarëve. Deri tani kjo kategori merrte një shtesë mbi pagë për gradë, për vështirësi pune dhe shërbimi. Vendimi i djeshëm i qeverisë shfuqizoi vendimin e mëparshëm, duke shkurtuar të ardhurat mujore të Drejtorisë së Krimit të Organizuar dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve e të Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë. Sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, punonjësve me gradën “nënkomisar” do t‘u shkurtohet pagesa mujore në masën 2160 lekë. Punonjësit e sektorit të mbrojtjes së dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të Drejtësisë që kanë gradën “komisar” do t‘u ulet pagesa me 2 680 lekë në muaj. Qeveria ka firmosur uljen e shpenzimeve për personat që mbrojnë bashkëpunëtorët e Drejtësisë. Në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10 e 47, të Ligjit Nr. 9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, të Nenit 5/1, të Ligjit Nr. 8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të Ligjit Nr. 10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi që të shfuqizojë Vendimin Nr. 883, datë 22.12.2004, të qeverisë, “Për trajtimin e një pjese të punonjësve të Drejtorisë së Krimit të Organizuar dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve”.
Kriteri
Sa i takon vendimit të fundit të qeverisë për punonjësit e SHKB-së, do të jetë i detyrueshëm arsimi i lartë dhe veçanërisht në sektorët që kanë të bëjnë me kompjuterin. Përgjegjësit dhe specialistët e këtyre sektorëve, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit, duhet të kenë të detyrueshëm arsimin e lartë në degët Inxhinieri Elektronike apo Informatikë. Nga ky vendim ata do të përfitojnë një shtesë page deri në 10 mijë lekë në muaj. Masa e shtesës për vjetërsi në punë të jetë deri në nivelin e pagës bazë të gradës pasardhëse. Përllogaritja e shtesës për vjetërsi në punë të fillojë në çastin e marrjes së gradës. Vendimi për rritjen e pagave për punonjësit e SHKB-së pasoi ligjin e qeverisë për statusin e Shërbimit të Brendshëm policor. Ishte pikërisht ky ligj i cili u komentua si një përpjekje e qeverisë për të krijuar një shërim sekret paralel. Madje opozita socialiste bojkotoi votimin e ligjit për “Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme”, duke e cilësuar si një nismë të rrezikshme të qeverisë. Socialistët kishin paraqitur amendamente nëpërmjet deputetëve Çipa dhe Lutaj, por kryeparlamentarja Topalli nuk i pranoi ato për t’i futur në shqyrtim.
Lidhja nr.1
STRUKTURAT DHE NIVELET E PAGAVE PËR PUNONJËSIT E SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM DHE INSPEKTIMIT TË PËRGJITHSHËM
Roli Grada Paga bazë për
gradë Shtesat për natyrë të veçantë
pune e shërbimi
Në funksion të
shërbimeve
mbështetëse
të SHKB Në funksione
të drejtorisë së SHKB
1 2 3 4 5
Bazë Agjent 33 000 2000 6500
Agjent i I-rë 34 500 2000 6500
Asistent 36 500 2000 6500
Asistent i I-rë 37 500 2000 6500
Kryeasistent 39 000 2000 6500
I mesëm Nëninspektor 46 500 2000 6500
Inspektor 48 500 2000 6500
Kryeinspektor 55 500 2000 6500
I lartë Nënkomisar 68 000 2000 7500
Komisar 82 000 2000 7500
Kryekomisar 94 000
14 Shkurt 2009