Vendimet serbe për ish-anëtarët e UÇK
Gjykata e Lartë e Beogradit për Krimet e Luftës njoftoi dënimet për 17 anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shtator, që ishin akuzuar për krime të luftës kundër serbëve në Gjilan më 1999.
Njëmbëdhjetë nga të akuzuarit u shpallën fajtorë për përdhunim dhe abuzim të dy dëshmitarëve të mbrojtur, ndërsa Gjykata hodhi poshtë akuzat e vrasjes së 47 civilëve për shkak të mungesës së provave. Gjashtë të akuzuar u liruan nga të gjitha akuzat.
Vendimi i shtatorit ishte rezultat i një rigjykimi të të ashtu-quajturit Grupi i Gjilanit, pasi Gjykata e Apelit e Beogradit në dhjetor të vitit të kaluar hodhi poshtë vendimin e parë.
Në gjyqin e parë, nëntë të pandehur u gjetën fajtorë për vrasjen e së paku 32 civilëve dhe u dënuan me gjithsej 101 vjet burgim. Tani, në rigjykim, akuzat e vrasjeve u rrëzuan.
“Ata u liruan nga vrasja, sepse nuk kishte gjithashtu prova në gjyqin e parë,” tha për ‘SETimes’ Sonja Biserko, drejtore e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd.
Ajo shtoi se vendimet e ndryshme të Gjykatës për të njëjtin rast tregojnë se Serbia nuk është një shtet me ligje.
“Duket si një përpjekje [për të forcuar dialogun]”, tha Biserko. “Por kjo nuk do të prekë asnjë dialog të ardhshëm në qoftë se Serbia nuk ndryshon strategjinë e saj në drejtim të marrëdhënieve me Kosovën”.
Biserko, megjithatë tha se fjalimi i fundit i Presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç në Asamblenë e Përgjithshme të 67-të të OKB-së nuk tregon një ndryshim në politikën e Serbisë që do të lejonte të dy vendet të vendosnin marrëdhënie të mira.
Sipas Dushan Janjiç, një studiues në Institutin për Studime Shoqërore në Beograd, deri tani nuk ka shenja të ndryshimit në metodën e Serbisë për të zgjidhur problemet me Kosovën.
“Serbia jep shenja se do të bashkëpunojë në dialogun me Prishtinën, por nuk është realiste të presësh në të ardhmen e afërt ndryshime të rëndësishme të politikës së tanishme të Qeverisë ndaj Kosovës”, tha Janjiçi për ‘SETimes’.
Ai shtoi se përveç ndryshimit të strategjisë, shteti duhet të ndalojë diktimin e stereotipave në të cilat shqiptarët e Kosovës janë shfaqur negativisht në mënyrë publike.
Dejan Paviçeviç, kreu i ekipit të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, tha për ‘SETimes’ se është ende e paqartë në qoftë se dialogu do të shtrihet në nivel politik.
“Ne do të zbatojmë të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani, por do të përpiqemi të përkthejmë një marrëveshje të favorshme për Beogradin”, shtoi Paviçeviç. Ai mendon se strategjia e Serbisë për dialogun me Prishtinën do të jetë gati së shpejti dhe do të bazohet në bisedimet e Nikoliçit me përfaqësuesit e BE-së.
Në mediat serbe, Paviçeviç hodhi poshtë akuzat e Prishtinës se Beogradi nuk kishte ndjekur pjesët e marrëveshjeve të kaluara. “Një pjesë e madhe e zbatimit ka përfunduar, ose është në fazat përfundimtare”, tha ai.
Sipas Paviçeviçit, refuzimi i Beogradit për të zbatuar marrëveshjet e rëna dakord do të shpinte në vetizolim dhe do t’i mohonte Serbisë mundësinë për të luftuar për njerëzit në Kosovë dhe Metohi.
“Eshtë më mirë të zbatohet ajo ç’është rënë dakord, të respektohen angazhimet dhe në të gjitha frontet të luftohet dëmi aq i vogël sa mundet, si nga shtetasit e Kosovës dhe interesat e Beogradit”, tha Paviçeviçi për të përditshmen Blic
Ai tha për ‘SETimes’ se Beogradi do të formonte një grup teknik pune për t’u përpjekur të ndryshonte pjesë të marrëveshjeve me Prishtinën të pafavorshme për palën serbe.
Borislav Stefanoviç, ish kreu i ekipit të bisedimeve në dialogun me Prishtinën, tha për ‘SETimes’ se autoritetet e reja serbe nuk kanë strategji për bisedimet me Prishtinën.
Sipas publikut serb, megjithatë, heqja e akuzave të vrasjes është përpjekje e Serbisë për një gjest pozitiv drejt një vazhdimi dialogu midis Beogradit e Prishtinës.
Grupi i Gjilanit u arrestua në Preshevë, Serbia e jugut më 2008.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)