E Shtunë, 31 Tetor 2026

Efekti i heqjes së TVSH-së për makineritë e importit

05-10-2012 / Nga Ilda Mihali

Qeveria shqiptare i vë kapakun njëherë e përgjithmonë çështjes së TVSH-së, për një pjesë të rëndësishme të sektorit të industrisë. Kreu i qeverisë është shprehur se heqja e TVSH-së për makineritë e importit ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme për investimet. Kjo vlen si për biznesin shqiptar ashtu dhe për atë të huaj. Me skemën ekzistuese bizneset detyroheshin ta shlyenin 20 përqindëshin qoftë edhe brenda një harku kohor prej 2 vjetësh, por shlyerja e saj ishte e sigurtë. Ndërkohë që nga 1 janari TVSH-ja për makineritë e importuara nuk do të ekzistojë më. Kjo i shërben në mënyrë të padiskutueshme klimës së biznesit. Shërben si masë lehtësuese jo vetëm për bizneset të cilat janë në proces por i jep një shtysë të gjithë individëve shqiptarë apo të huaj që të mos ngurojnë të hedhin hapa drejt të bërit biznes. Heqja e TVSH-së relakson të gjithë biznesmenët të cilët në momentin që blejnë një makineri tashmë mund ta çojnë atë drejt e në vendin ku ajo do të operojë pa pasur asnjë detyrim ndaj shtetit. Heqja e këtij detyrimi do të shërbejë si një impuls për të gjithë investitorët të cilët duan të ndërmarrin iniciativa por kriza që ka prekur vendet e tyre do ta bënte të pamundur performancën. Pra shpërngulja në një vend si Shqipëria e cila gradualisht po krijon për biznesin të gjitha kushtet për ta lehtësuar veprimtarinë e tyre - atëherë pse jo? Pse të mos jetë Shqipëria vendi ku çdo individ që do të bëjë biznes të provojë të bëjë një sipërmarrje e cila të paktën nuk do të ketë peshën e një detyrimi ndaj shtetit, e cila duhet thënë është në një masë të konsiderueshme. Dukë mos ekzistuar më TVSH-ja kjo automatikisht na çon te një ulje e normës se papunësisë. S’ka më TVSH, ka më shumë iniciativa për biznes, shtrohet më shumë nevoja për krah pune. Qeveria vendos ta heqë përfundimisht TVSH-në edhe pse kjo përbën një zë që sjell me mijëra të ardhura të konsiderueshme në arkën e shtetit. TVSH ishte një nga treguesit e klimës së biznesit. Pas tij renditen heqja e burokracive dhe rritja e transparencës. Të gjitha pra i vihen në shërbim përmirësimit të klimës së biznesit. Kryeministri është shprehur se ekonomia shqiptare duke pasur një dinamizëm i cili gjithnjë e më tepër duhet t’i përshtatet ekonomisë globale duhet dhe me domosdo të heqë dorë nga të gjitha burokracitë të cilat e luftojnë në mënyrë të vazhdueshme zhvillimin. Edhe pse në momente ku qeveria shqiptare duhet të mendojë se si t’i shtojë te ardhurat në arkën e tij heq dore përfundimisht nga të ardhurat që shtonte TVSH-ja dhe merr vendimin për të hequr TVSH-në dhe për ta lehtësuar kështu njëherë e mirë të gjithë punën që do të ndërmarrin investitorët. Pra me heqjen e TVSH-së shteti shqiptar jep sinjale se do të beje çmos për të lehtësuar çdo procedure jo vetëm nga ana burokratike por edhe do të lehtësojë vetë investitorin për të nxjerrë më pak para nga xhepat e tij në krye të investimit dhe të kursejë atë që quhet 20 përqind e vlerës së asetit të blerë. Pra në prag të ekonomisë e cila për shumë nuk është shumë premtuese vjen lajmi tejet pozitiv se kërkesat nga ana e bizneseve do të vazhdojnë të shqyrtohen vazhdimisht dhe më tej të merren vendime të cilat janë veçse ne favor të investitorit. Këto vendime që përkëdhelin sedrën e biznesit në fakt i shërbejnë këtij të fundit por jo vetëm . Me premtime të mbajtura qeveria i shërben më së miri dhe vetes së saj. Në prag të një fushatë që duket që do të jetë shumë intensive kjo maxhorancë vë çdo ditë nga një gur në kështjellën që do ta ndërtojë avash por të sigurtë. Heqja e TVSH-së lë hapësira të vazhdueshme investimi duke i dhënë ekonomisë frymëmarrje të vazhdueshme. Në takimin  e tij dje me gazetarët kryeministri theksoi se vërtet heqja e TVSH-së do të thotë 3 herë më pak të ardhura për buxhetin e shtetit por kjo bëhet për një qëllim madhor: Për të nxitur punësimin ,dhe instalimin e teknologjive bashkëkohore.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›