E Diel, 1 Nëntor 2026

Përzgjedhjet e deritanishme në Kosovë janë konsideruar si marrëveshje partiake, dhe jo si vullnet i popullit

05-10-2012 / Nga Skënder Mulliqi

Këto vite të pas luftës u mbajtën disa palë zgjedhje si në nivelin qendror edhe në nivelin lokal. Premtimet që iu dhanë qytetarëve mund të klasifikohen si premtime parazgjedhore dhe premtime pas zgjedhore. Zgjedhjet nga subjektet politike garuese, bëheshin në stilin nuk është keq tash, por pas përfundimit të zgjedhjeve do të jetë shumë më mirë. Por me të përfunduar të zgjedhjeve sikur situata kthehej krejt përmbys. Kurrgjë të re nga premtimet e dhëna pos ndërrime pushtetesh. Kjo i ngjan asaj kur thesi duket i mbushur por në fakt shumë pak ka gjë në brendi të tij. Premtimet parazgjedhore së do të këtë punësim ,se do të ulët varfëria, e premtime të natyrave të ndryshme, pak janë realizuar nga ata që erdhën në pushtet për këto 13 vjet. Me fjalë kemi rezultate më bollëk, por pothuaj që  po na përcjellin probleme të njëjta. Të gjitha këto probleme zhvillimore dhe ekzistenciale para dhe pas zgjedhjeve thjeshtë po prolongohen për kohë të pacaktuar. Shumë pak deri më sot nga këto zgjedhje u përfill vullneti i popullit, më shumë këto zgjedhje u karakterizuar si marrëveshje partiake. Populli natyrisht së del në zgjedhje i bindun së ai që e fiton votën e popullit edhe do t’i realizojë interesat e tij. Formimi i qeverisë ka shumë rëndësi të bëhet nga ato parti të cilat edhe kanë marrë më së shumti vota. Por gati deri me sot gjithmonë ka rezultuar së partia më e votuar ka krijuar qeverinë në të shumtën e rasteve  me partinë që ka dëshiruar dhe me vende të rezervuara të pakicave, duke lënë anash subjekte politike më me shumë vota  të fituara. Kjo formulë qeverisëse me pakica, po shihet ashiqare së nuk funksionon, sepse në fakt nuk paraqet vullnetin e shprehur të shumicës së votuesve. Kjo qeveri me subjekte minoritare shumë pak bëri në avancimin e proceseve demokratike dhe  zhvillimore  të vendit. Kur në opozitë mbesin tri subjekte politike të mëdha të cilat në fakt përbëjnë shumicën, nuk ka së si të bëhet më mirë. Ne fazën nëpër të cilën po kalon Kosova, kjo formulë qeverisëse, u tregua jo funksionale. Vendimet e rëndësishme politike e kanë legjitimitetin e plotë vetëm atëherë kur kjo punë bëhet nga shumica. Të metat e këtij koalicioni tashmë janë evidente. Shumë nga zyrtarët më të lartë qeveritarë nga policia e EULEX-it u arrestuan si të dyshuar për afera korruptive. Dhe, kur kjo ndodhë gati komplet me qeverinë, e zhvesh atë pothuaj tërësisht nga legjitimiteti në vendimmarrje. Shumë po flitet për riformatim të qeverisë, ose po flitet për zgjedhje të parakohshme, të cilat formula zor së do të sjellin në këtë situatë diçka të favorshme. Sikur të ishte i gatshëm ligji i ri zgjedhor, që të dyja variantet  ndoshta edhe do të sillnin efekte me pozitive. Punët e shtetit të Kosovës janë duke shkuar si kerri i thyer siç thotë edhe një fjalë e popullit. Duke pasur parasysh edhe rrjedhat e dobëta ekonomike, dhe frustrimin gjithnjë në rritje të popullit nga gjendja e keqe sociale, shumë lehtë edhe mund të eskaloj situata për të keq. Sikur pushtetin ta kishte në dorë një koalicion i fortë qeverisës, shumë më pak do të kishim probleme të çfarëdo natyre qofshin ato. Problemi i veriut nuk do të duhej nënvlerësuar as nga pozita i dobët dhe as nga opozita e fortë numerike, e jo e fortë për nga qëndrimet e saj të deritashme që ta kontrollon pushtetin. Këto dobësi të shfaqura  të këtij koalicioni qeverisës i potencoi edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi gjatë një seance plenare duke kritikuar  ecurinë e procesit të privatizimit . Krasniqi ndër të tjetra ka bërë një varg kritikash parimore në adresë të institucioneve të shtetit. Kjo legjislaturë, sipas Krasniqit, ka dalë nga zgjedhjet e vjedhura, institucionet pastaj kanë dalë prej atyre zgjedhjeve dhe, si të tilla, nuk e kanë legjitimitetin e plotë për të privatizuar pasurinë publike. Mungesa e ligjeve të mira, ekzistimi i liderëve mbi ligjin së bashku me krimin e organizuar, janë argumente të fuqishme se privatizimi nuk po bëhet për të mirën e publikut”. Duke u bazuar në të gjitha këto të meta në funksionimin normal të shtetit, të cilat pak me vonesë i potencoi edhe kryeparlamentari Krasnqi, dhe duke ditur se na presin bisedimet politike të nivelit të lartë me Serbinë, me këtë garniturë udhëheqëse vështirë do ta kemi, dhe se skenën politike të Kosovës dhe popullin e saj nuk po e presin ditë të qeta…

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›