E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, Agim Bregu denohet me kohen e paraburgimit

BERAT - Agim Bregu, ish-kreu i Bashkise se Ures Vajgurore, eshte denuar dje nga gjykata e Rrethit te Beratit me 10 muaj e 15 dite burg me akuzen e "vjedhjes nepermjet shperdorimit te detyres". Ish-drejtuesi i pushtetit vendor eshte lene i lire, pasi denimi perfshihej ne kohen qe ai ka qendruar ne paraburgim. Agim Bregu ka dale dje perpara togave te zeza ne seancen e fundit ne ngarkim te tij qe pas 29 tetorit te vitit te kaluar, kur u prangos nga policia. Kryetarja e trupit gjykues Berlinda Kondi pasi degjoi fjalen e mbrojtjes shpalli fajtor Bregun per akuzen "vjedhjes nepermjet shperdorimit te detyres", nderkohe qe akuza tjeter qe rendonte ndaj tij, ajo e "falsifikimit te dokumenteve ne bashkepunim" mesohet te kete rene sipas gjykates. Kryetarja Kondi deklaroi shpalljen e tij fajtor per akuzen dhe ne emer te gjykates dha denimin e tij me 10 muaj e 15 dite burg, denim i cili nis qe nga data e vendosjes se mases se sigurise me burg nga ana e kesaj gjykate. Nje jave me pare organi i akuzes ne Berat kerkoi denimin me dy vjet burg per ish-kreun e bashkise per dy akuzat, ajo e "vjedhjes nepermjet shperdorimit te detyres" dhe " falsifikimit te dokumenteve ne bashkepunim". Por, gjykata e ketij rrethi, pasi degjoi fjalen e perfaqesuesit te organit te akuzes, Skender Mestani, e gjeti fajtor Bregun vetem per akuzen e pare, ate te vjedhjes dhe kerkoi denimin me "kohen e qendrimit ne dhomat e paraburgimit". Denoncimi ne ngarkim te Bregut kishte mberritur nga perfaqesues te Kishes Apostolike ne Tirane. Sipas hetimeve te prokurorise, kisha ne vitin 2002 kish nenshtruar me Bashkine e Ures Vajgurore nje kontrate per blerjen e nje trualli prej 200 metra katrore, truall te cilin kisha nuk e mori kurre per ndertim. Ne baze te kontrates, kisha i pagoi Bashkise se Ures Vajgurore shumen prej 7 milione e 950 mije leke te vjetra, por trualli nuk ishte percaktuar me numer kadastral nga ana e bashkise dhe nuk ishte i regjistruar si prone e saj. Ne te tilla kushte, perfaqesuesit e kishes bene denoncimin.

Dy te tjeret, vazhdon gjykimi

Ndersa, Bregu eshte liruar sot, pasi e ka kryer denimin, procesi vazhdon ndaj dy ish-funksionareve te tjere, te cilet ndiqen penalisht ne gjendje te lire. Ne gjykim per te njejtat akuza jane dhe ish-shefi i finances, Lefter Doko dhe ish-shefja e urbanistikes, Aferdita Ziu.

Eriola Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›