Vrasja e 43-vjecares, rrefehet nipi i viktimes
Blerim Kore
I akuzuari per vrasjen e halles se tij, nuk i dha policise asnje version te qarte ne lidhje me shkakun qe e nxiti drejt krimit. "Ajo nuk duhet te dilte nga shtepia, madje as per te punuara arat, pasi Allahu me kishte thene qe ajo duhet te qendronte ne shtepi", i ka pohuar 32-vjecari Vladimir Ademi grupit hetimor. Policia tha se pas ngjarjes se dy diteve me pare ne fshatin Vinokash 2, te Komunes Ballaban, te rrethit Permet, kur rrahu dhe keqtrajtoi per vdekje hallen e tij, Dashuri Hodobashi, ka qene ne gjendje te renduar psikologjike. Sipas burimeve te hetimit ne policine e Gjirokastres, autori nuk ka mundur te artikuloje asnje shkak te qarte ne lidhje me kete ngjarje te rende, ku si pasoje e plageve te marra nga goditjet e tij, halla 43-vjecare humbi jeten pas disa oresh ne spital. V. Ademi, i cili vitet e fundit kishte filluar te merrte ilace, pasi shfaqte shenja depresioni, mes te tjerash i ka pohuar policise se shkaku qe ai e kishte goditur hallen e vet, duke e lene te pergjakur ne dyshemene e baneses, ishte se ajo nuk duhet te dilte nga shtepia. Sipas policise, mesditen e dy diteve me pare, kerkesat e 43- vjecares, e semure mendore, per te dale nga shtepia, ishin bere me kembengulese. "Une i thashe qe te mos dilte, por ajo filloi te me kundershtonte, keshtu qe une fillimisht i bertita qe te qendronte ne shtepi, por me pas nuk me kujtohet se cfare ndodhi", i ka pohuar ai policise, nderkohe qe tronditja e tij psikologjike ka ardhur duke u rritur, pasi mori vesh se e afermja e tij kishte humbur jeten ne spital, si shkak i plageve te renda. Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster, mesditen e se dieles, ne Sallen Operative te Komisariatit te Policise Permet ka ardhur nje telefonate se ne fshatin Vinokash 2, kishte ndodhur krimi. Autori menjehere pas kryerjes se vepres penale eshte larguar nga banesa. Pas marrjes se njoftimit ne vendngjarje kane mberritur forcat e Policise se Komisariatit te Policise Permet, te mbeshtetura edhe nga efektivat e Sektorit Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster. "Ne keto kushte, policia realizoi nje operacion te organizuar per ndalimin e autorit te ngjarjes", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Pasi kane bere krehjen dhe rrethimin e zones perreth fshatit Vinokash, policia ka bere e mundur ndalimin e Ademit ne vendin e quajtur pylli i Ballabanit. Pas ndalimit, ai eshte shoqeruar ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster, ku dhe i eshte nenshtruar hetimit ne lidhje me ngjarjen. Sipas hetimeve te para te policise, nga keqyrja e vendit te ngjarjes dhe trupit te viktimes ka rezultuar se shkaku i vdekjes se Hodobashit ishte dhuna e ushtruar mbi te nga nipi i saj V. Ademi. Viktima ka qene e martuar ne Berat, por pas vdekjes se burrit se bashku me dy femijet e saj eshte rikthyer ne shtepine e babait, ku prej vitesh jetonte me nipin e saj, Vladimirin. Sipas policise, te dy femijet e viktimes aktualisht jane ne shtepine e femijes ne fshatin SOS, per arsye se 43-vjecarja nuk i mbante dot per shkak te semundjes se saj mendore.
Si vdiq 43-vjecarja
"E gjetem Dashurine te shtrire ne dysheme dhe te mbytur me gjak, ndersa i nipi vazhdonte ta godiste me shkelma", i ka pohuar nje deshmitar policise. Sipas bluzave te bardha, ajo paraqiste plage dhe fraktura te renda ne te gjitha pjeset e trupit. Me gjithe kujdesin e mjekeve, 43-vjecarja nuk ka arritur te mbijetoje.