Zbulohet hashashi, asgjesohen 220 bime
BERAT - Eshte zbuluar mesditen e djeshme nje parcele me kanabis sativa ne nje fshat te rrethit te Beratit. Burime te Komisariatit te Policise thane se jane asgjesuar 220 rrenje te bimes narkotike ne nje parcele te fshatit Allambrez, komuna Cukalat, ne rrethin e Beratit. Agjentet e policise kane shkuar ne vendngjarje dhe pas zbulimit te bimeve narkotike, ka nisur puna per asgjesimin e tyre dhe identifikimin e me pas prangosjen e personit qe i ka kultivuar ato. Bimet ishin mbjelle ne bregun e nje perroi, i cili kalonte ne periferi te fshatit pas hapjes se nje parcele toke te re prej rreth 500 metrash katrore mes shkurreve dhe ferrave. Ne pyetje jane marre disa banore te zones ne lidhje me bimet e mbjella, nderkohe qe ende nuk eshte identifikuar pronari i tyre.
E.H
E.H