Pike luan ne El Clasico
Komisioni i Disiplinës në Spanjë fal Xherad Pikenë. Mbrojtësi i Barcelonës u pezullua vetëm për një javë, për kartonin e pilotuar kundër Rajo Valekanos dhe do të jetë normalisht në fushë në supersfidën e 10 dhjetorit me Realin e Madridit
Nuk dihet nëse ka marrë leksione dinakërie nga Zhoze Murinjo, por me siguri mund të thuhet ë Xherard Pike do ta sfidojë pa frikë “Special One” në “El Clasico”-n që do të luhet më 10 dhjetor në “Santiago Bernabeu”. Në fakt, Komisioni i Disiplinës në Federatën Spanjolle, e ka pezulluar lojtarin e Barcelonës vetëm për një ndeshje, dënim të cilin ai do ta shlyejë kundër Levantes.
Pike mori një karton të verdhë të dyshimtë në sfidën e së martës, ku Barça fitoi 4-0 me Rajo Valekanon. Menjëherë lindën dyshimet se ndëshkimi për vonesën e lojës, që solli edhe skualifikimin për përballjen me Levanten, u bë për t’I siguruar mbrojtësit “blaugrana” prezencën në fushë, për supersfidën me Realin e Madridit.
Për këtë karton të komanduar, që shpesh herë Murinjo ua këshillonte lojtarëve të tij, Pike rrezikonte edhe një ndeshje tjetër pezullim. Në fakt, sipas një modifikimi të rregullores së La Ligës, lojtarët që ndëshkohen qëllimisht me kartonë, rrezikojnë dy ndeshje stop.
Megjithatë, Disiplinori e fali lojtarin, edhe sepse në raportin e tij, gjyqtari Perez Lasa nuk shkruante që kartoni ishte i qëllimshëm. Një vendim që nuk do të kalojë pa polemika në Madrid.